Bota

Spotify pushon nga puna 10 mijë punonjës

Spotify, i cili kishte rreth 9,800 punonjës me kohë të plotë vitin e kaluar, tha se priste të pësonte të paktën 35 milion € humbje pas pushimit të punonjësve.

23 Janar 2023, 19:29 Nga F.M
Spotify pushon nga puna 10 mijë punonjës
Spotify

SUEDI- Aplikacioni i transmetimit të muzikës Spotify lajmëroi se do të shkurtojë 6% të stafit rreth 10,000 punonjësve të tij, me qëllim përmirësimin e efikasitetit. Ky njoftim vjen një javë pasi Microsoft dhe Alphabet njoftuan për humbjet e tyre. Alphabet, e cila zotëron Google, tha se do të lironte rreth 12,000 vende pune, ndërsa Microsoft tha se deri në 10,000 punonjës do të humbnin punën e tyre.

“Unë isha shumë ambicioz dhe investova para se të ardhurat tona të rriteshin,” tha shefi Daniel Ek në blogun e kompanisë.

 “Unë marr përgjegjësi të plotë për lëvizjet që na sollën këtu sot,” shtoi z. Ek.

Spotify, i cili kishte rreth 9,800 punonjës me kohë të plotë vitin e kaluar, tha se priste të pësonte të paktën 35 milion € humbje pas pushimit të punonjësve.

Kompania suedeze, e cila është e listuar në bursën e Nju Jorkut, ka investuar shumë që nga fillimi i saj, për të nxitur rritjen me zgjerime në tregje të reja dhe me përmbajtje ekskluzive si podkastet. Kompania kishte thënë në tetor të 2022 se do të lironte vende pune në 2023.

spotify microsoft alphabet daniel ek

Sondazh

Poll