Aktualitet

Situata e motit në Fier/ Reshje me intensitet të ulët, rrugët nacionale të kalueshme, probleme me energjinë në zonat rurale

Gjatë mbrëmjes ka patur reshje me intensitet të ulët dhe nuk ka patur situata problematike në qarkullimin e automjeteve. 

23 Janar 2023, 14:44 Nga a.l
Situata e motit në Fier/ Reshje me intensitet të ulët,
Fier

FIER- Ndryshe nga zonat në veri, situata e motit në qarkun e Fierit është përmirësuar ndjeshëm. Gjatë mbrëmjes ka patur reshje me intensitet të ulët dhe nuk ka patur situata problematike në qarkullimin e automjeteve. 

Mësohet se furnizimi me ujë të pijshëm nuk ka probleme, si dhe akset  rrugore, rurale dhe nacionale janë të kalueshme normalisht. Hidrovoret janë në gatishmëri të plotë pune. Niveli i ujit në lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4 m.

Si paraqitet situata deri tani?

Shqipëria vazhdon të jetë nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut. Pavarësisht se rruga e Arbërit u zhbllokua dje pasi më shumë se 200 makina qendruan të bllokuara në borë, situata vazhdon të jetë e rënduar për banorët e zonave rurale në Shkodër. Konkretisht aksi Bogë-Theth është i bllokuar e po ashtu edhe Qafë-ThorëThesh, Dushaj-Lekbibaj. ARRSH raporton se në këto zona trashësia e borës e ka kaluar 1 metër. Ndërkohë që në Shkodër sipërfaqja e përmbytur është rritur duke shkuar në 1400 hektarë nga 1340 ha që ishte dje. Probleme ka në Shkodër edhe me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, duke bërë që disa zona të jenë pa energji. Në Lezhë janë 350 hektarë nën ujë, por nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe drita. 

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll