Aktualitet

“Do bëhemi kufoma këtu!”/ Debati për burimin e ujit, banorët e Kërçishtit në Dibër kundër projektit, fëmijët e tyre në protestë me hunj në duar

Në protestën e sotme, të gjithë kanë dalë para kamerave dhe kanë kërkuar që të mos përfundohet projekti me furnizim me ujë të pijshëm të Maqellarës.

23 Janar 2023, 14:24 Nga k.m.
“Do bëhemi kufoma këtu!”/ Debati për burimin e ujit,
Pamje nga protesta

DIBËR- Banorët e fshatrave Kërçishtit i Sipërm dhe i Poshtëm kanë vijuar protestën e tyre në mbrojtje të burimit të ujit që i furnizon. Në protestën e sotme, të gjithë kanë dalë para kamerave dhe kanë kërkuar që të mos përfundohet projekti me furnizim me ujë të pijshëm të Maqellarës.

Gazetari Enver Doçi bën me dije se burra, gra e fëmijë kanë dalë sërish këtë të hënë në rrugë për të ndaluar nisjen e punimeve, para se të shkonin mjetet e firmës së punimeve që ka fituar tenderin për zbatimit të projektit.

"Ne nuk kemi ujë për të pirë, do vdeksim këtu, do bëhemi kufoma. Ujin nuk ka shanse të na e marrin,"-tha para kamerave një prej banoreve. Ndërsa një tjetër shton: Na i kanë lënë fëmijët me stres?

Ata janë të vendosur që nuk do të lejojnë për asnjë arsye marrjen e ujit të fshatit si dhe i kërkojnë Bashkisë Dibër të anulojë projektin. Protesta e banorëve është monitoruar nga policia e shtetit, ndërsa nuk është shënuar asnjë incident.

diber

Sondazh

Poll