Aktualitet

Sulmet e politikës, Genc Sejko, Brryli Broadway dhe rrjeti solidarizim me "Dosja", rekord shpërndarjesh në Facebook

Të rënë pre e në jo pak raste edhe ata vetë të sulmeve nga "trollsat" të cilët raportojnë pranë "Facebook" për përmbajtjen e postimeve ata shkruajnë...

23 Janar 2023, 14:09 Nga f.g
Sulmet e politikës, Genc Sejko, Brryli Broadway dhe rrjeti solidarizim me
Foto ilustrim

TIRANE- Rihapja e faqes së re të "Dosja.al" në platformën e Facebook ka sjellë një numër të lartë vizituesish në "website" dhe në adresën e re në Facebook. Edhe pse Dosja, është një nga mediat që ka vuajtur pasojat e një informimi të paanshëm për shkak të sulmeve kryesisht partiake në rrjetet tona sociale, ne vendosëm rikthimin.

Rikthimi në Facebook, si një nga platformat më të vjetra për shpërndarjen e informacionit dixhital bashkë me rriskun sjell edhe një bashkëpunim me disa nga faqet më të ndjekura në platformë. Nuk janë mediat tradicionale. Këto të fundit edhe pse janë mbështetur nga Dosja dhe media të tjera kur janë sulmuar politikisht, në betejën për të mundësuar shpërndarjen e një informacioni të lirë, zgjedhin të heshtin.

Kjo tregon raportin e ngushtë politikë-media dhe kontrollin që pushteti ka mbi televizionet dhe gazetat. Solidarizimi na erdhi nga mediat sociale. Aktivisti Genc Sejko apo faqja "Brryli Broadway" i janë bashkuar misionit tonë për të rritur sërish faqen e Facebook e për të tejkaluar shifrën e faqes fillestare.

Të rënë pre e në jo pak raste edhe ata vetë të sulmeve nga "trollsat" të cilët raportojnë pranë "Facebook" për përmbajtjen e postimeve, shkruajnë:

Brryli Broadway: 


Genc Sejko:

Edhe shumë gazetarë, reporterë dhe qytetarë të lirë që kanë ndjekur në këto 4 vite profesionalizimin e "Dosja" në xhunglën dixhitale të informacionit të paverifikuar janë solidarizuar në përpjekjen tonë për të vërtetën./Dosja.al

genc sejko brryli broadway dosja ne facebook

Sondazh

Poll