Politike

Mblidhet Këshilli i Sigurimit në Presidencë, nga opozita merr pjesë vetëm Xhaferraj

Xhaferraj mori pjesë si nënkryetar i Sigurisë Kombëtare, në mungesë të kryetarit Nasip Naço.

23 Janar 2023, 14:22 Nga A.B
Mblidhet Këshilli i Sigurimit në Presidencë, nga opozita merr
Ferdinand Xhaferraj

TIRANË- Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Presidencë. Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Kreu i SHISH, Oljan Kanushi, si edhe ministrat. I vetmi pjesëmarrës nga opozita është deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Xhaferraj mori pjesë si nënkryetar i Sigurisë Kombëtare, në mungesë të kryetarit Nasip Naço.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar do të analizohet gjendja e sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023.

ferdinand xhaferraj keshilli i sigurimit kombetar 23 janar 2023

Sondazh

Poll