21 Janari/ Berisha: SHBA kërkoi hetim për dhunën. Rama, hiq imunitetin, dëshmo për puçin
Berisha tha se organizatori i dhunës, Edi Rama nuk shkoi kurrë për të dëshmuar.
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ish-kryeministër në kohën që ndodhi vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011, deklaroi sot, 12 vite pas ngjarjes se ndërkombëtarët kanë kërkuar hetimin e dhunës në protestë. Berisha tha se organizatori i dhunës, Edi Rama nuk shkoi kurrë për të dëshmuar. Këtij të fundit, ai i bëri thirrje të dorëzojë imunitetin dhe të dëshmojë për "puçin", siç e quan Berisha 21 janarin.
Deklarata e Berishës:
Komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti SHBA, ka hetuar me të madhe që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës.
Edi Rama është personi kryesor, organizator i dhunës. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori, ndonëse u thirr për të dëshmuar.
Edi Ramën do e ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune.
Ai është faktuar si organizator në mënyrën më të pakundërshtueshme. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare. Dhe janë dhënë dënimet e njohura deri më tani.
Por, meqenëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde, hiq imunitetin se unë nuk kam imunitet për asgjë, dhe shko dëshmo për organizimin e puçit.
I solli si mish për top. Natyrisht, ngjarja është tragjike. Atëherë dhe sot, familjarët kanë ngushëllimet e mia.
Por manipulimi që bën Edi Rama për njerëzit që përdori si mish për top se donte të vinte në pushtet, është makabritet.
Deklarata e Berishës vjen 2 ditë pas përkujtimit të 21 Janarit 2011. Por çfarë ndodhi atë ditë? Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al
Sondazh
PËRGJIMET e radios më 21 janar, Berisha: Nuk komentoj 'tabela shkrimi' që paraqiten si audio, manipulime të Ardi Veliut
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish para disa ditësh përgjimet e reja që pretendohet se janë ...
Përmbytjet, Berisha: Fatkeqësia e Shqipërisë nuk është moti, por kryeministri Rama
Sali Berisha,kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se fatkeqësia e Shqipërisë nuk ësht&eu...
'Rritja e shpejtësisë së lejuar, përgjysmimi i gjobës...'/Ndryshimet e propozuar PD dhe PS për Kodin Rrugor kalojnë për votim në Kuvend
Komisioni TIRANË- Ndryshimet në Kodin Rrugor të propozuara nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të kalojnë për votim ...
Kreshnik Çollaku kërkesë Autoritetit të Dosjeve: Të deklasifikohen të gjitha dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit
Kreshnik Collaku TIRANË- Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka depozituar ditën e sotme në Kuvend kërkesën ndaj Autoritetit...
DALIN EMRAT- PD ia la zona të lira, Omonia dhe PBDNJ përcaktojnë kandidatët në 3 bashkitë minoritare për 14 majin
Sali Berisha dhe Vangjel Dule Teksa Partia Demokratike ka lënë si zonë të lirë 3 bashki të jugut të vendit për ale...
Mungesa e ministres në Komision/ Zhupa vijon me akuzat për Açkën: Deputetet e opozitës s'duhet të bien dakord
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon sërish drejtuesit e komisionit të Edukimit për mungesën e...
4 protestues të vrarë në 21 janar 2011, Balla: Brenda javës dorëzojmë një kallëzim të ri në SPAK
Taulant Balla TIRANË- Brenda kësaj jave, Partia Socialiste do të depozitojë sërish një tjetër padi në Prokurorin&eu...
“Është e konfirmuar!”/ Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu zbulon kandidatin për Durrësin
Klodiana Spahiu TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spahiu, ka zbuluar se edhe këto zgjedhje parlamentare ...
PS mbledh sot grupin parlamentar, çështjet që priten të diskutohen
Partia Socialiste TIRANË- Ditën e sotme në orën 10:00 zhvillohet mbledhja e Partisë Socialiste. Në fokus të kë...
Baçi zbulon skemën, si do të regjistrohet PD në zgjedhjet e 14 majit: Mund të përdoret formula e 6 marsit
Luan Baçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se PD-ja mund të futet në zgjedhjet lokale të...
