Politike

'Rritja e shpejtësisë së lejuar, përgjysmimi i gjobës...'/Ndryshimet e propozuar PD dhe PS për Kodin Rrugor kalojnë për votim në Kuvend

Votimi i saj kërkon 84 vota.

23 Janar 2023, 11:49 Nga A.B
'Rritja e shpejtësisë së lejuar, përgjysmimi i
Komisioni

TIRANË- Ndryshimet në Kodin Rrugor të propozuara nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të kalojnë për votim në Kuvendin e Shqipërisë. Ditën e sotme, anëtarët e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese votuan unanimisht pro kalimit të projektligjit ligjit në seancë plenare për të marrë dhe miratimin final. Votimi i saj kërkon 84 vota.

Cilat janë ndryshimet e propozuara?

-Rritjen e shpejtësisë së lejuar deri në 130 km/h në disa akse rrugore.

-Leje drejtimi deri në moshën 70-vjeçare.

-Parkimet privat dhe publike të ndara 50%, sipas vendimit të këshillit bashkiak.

-Përgjysmim të gjobës për ata që e paguajnë brenda 15 ditëve,  më tej nis kamatvonesa.

-Afati më parë ishte 5 ditë dhe ulja e gjobës ishte 20%.

-Patrullat e policisë rrugore jo në çdo aks rrugor, vetëm në vende të caktuara që përbëjnë rrezik për lëvizjen mjeteve.

Propozimet u depozituan në qershor të vitit të shkuar, në shtator kuvendi bashkoj nismat në një. Votimi i saj kërkon 84 vota.

komisioni i veprimtarise prodhuese kodi rrugor

Sondazh

Poll