Politike

Ministria e Drejtësisë kallëzon në SPAK Berishën: 21 Janari të hetohet si krim shtetëror, Prokuroria të marrë provat e reja

Manja deklaroi se SPAK duhet të rihapë hetimet dhe çdo përgjegjës duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit.

23 Janar 2023, 13:46 Nga A.B
Ministria e Drejtësisë kallëzon në SPAK Berishën: 21
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se do të bëjnë kallëzim në SPAK për vrasjen e 4 qytetarëve më 21 Janar 2011. Ministri e tha këtë gjatë një konference për mediat, teksa shtoi se këto vrasje janë vrasje shtetërore dhe sipas tij SPAK duhet të rihapë hetimet dhe çdo përgjegjës duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit.

Ato katër vrasje kurrsesi nuk mund të jenë vrasje nga pakujdesia. Nëse ka një fakt të ri që ka dalë në dritë, që ka pasur komunikim në radio nga grupi i zjarrit , dhe kjo sigurisht që mbetet një krim shtetëror dhe ngjarje e pahetuar. Ne presim që SPAK ta marrë këtë çështje, ta hetojë, në mënyrë të gjithanshme dhe kushdo që ka qenë përgjegjës, dhe pavarësisht pozitës që ka patur, të përgjigjet para drejtësisë. Ne nuk i hyjmë nëse prova që ka dalë është autentike ose jo, kjo i takon SPAK të japë përgjigje, për këtë provë dhe të tjera që do dlin në dritë më hetimin e kësaj çështje” Tashmë SPAK ka sprovën e vet për të treguar se është në lartësinë e detyrës për të hetuar këdo, pavarësisht nga pozita që ka pasur apo ka sot në hierarkinë shtetërore. Sot do ta dorëzojmë kallëzimin në SPAK. Nuk mundet kurrsesi urdhërdhënësit e vrasjes të barazohen me protestuesit dhe qytetarët, që kanë protestuar dje, sot dhe do të protestojnë dhe nesër.  Sot do ta depozitoj kallëzimin në SPAK si ministër i Drejtësisë”, tha Manja në një konferencë për media.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al

ulsi manja pergjimet e 21 janarit

Sondazh

Poll