23 Janar 2023, 12:16
Nga k.m;f.g
Sali Berisha,kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se fatkeqësia e Shqipërisë nuk është moti, por kryeministri. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, në një kohë kur sipërfaqja e përmbytur po shkon në gati 2 mijë hektarë, Berisha tha se Rama hapi portat e tre liqeneve, përmbyti banorët por nuk dha asnjë dëmshpërblim.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Duke shprehur solidaritetin tim të plotë me të gjitha zonat e dëmtuara, me banorët e Shkodrës, që u përmbytën nga digat, duhet të kesh logjikën e harbutit, të hapësh portat e tre liqeneve të kaskadës dhe të deklarosh se Shkodra dhe Nënshkodra nuk u përmbytën nga kaskada. Vetëm e vetëm se duhet të dëmshpërblesh për çdo metër katror të përmbytur nga diga.
Katastrofë ishin përmbytjet në Lezhë, dhe vetëm pasi ikën ujëra, u bë i gjallë Pjerini. Shkoni e shihni inaugurimet e dy viteve më parë në Kune, se si i mori shiu i parë. Në Rehovë, një zonjë shtëpie, bashkëshorte, nënë, motër, 50 vjeçare, humbi jetën në përroin e Torrovicës për shkak të urës së rrënuar. Për këtë qeveri, shqiptarët nuk ekzistojnë, ose ekzistojnë për vjedhjen e taksave të tyre. Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe, qëndrimin e papërgjegjshëm ndaj kësaj situate dhe theksoj se fatkeqësia më e madhe nuk ishte ajo natyrore, por qëndrimi i qeverisë së Edi Ramës ndaj kësaj fatkeqësie.
Reagimi vjen në kohën kur Shqipëria vazhdon të jetë nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut. Në Shkodër sipërfaqja e përmbytur është rritur duke shkuar në 1400 hektarë nga 1340 ha që ishte dje. Probleme ka edhe me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, duke bërë që disa zona të jenë pa energji. Situata është e vështirë edhe në Lezhë, Durrës dhe Korçë./Dosja.al
sali berisha edi rama permbytet shqiperia 2023
Politike
23 Janar 2023, 11:49
A.B
Komisioni
TIRANË- Ndryshimet në Kodin Rrugor të propozuara nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të kalojnë për votim ...
Politike
23 Janar 2023, 12:02
I.A
Kreshnik Collaku
TIRANË- Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka depozituar ditën e sotme në Kuvend kërkesën ndaj Autoritetit...
Politike
23 Janar 2023, 12:00
k.m.
Sali Berisha dhe Vangjel Dule
Teksa Partia Demokratike ka lënë si zonë të lirë 3 bashki të jugut të vendit për ale...
Politike
23 Janar 2023, 11:45
A.B
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon sërish drejtuesit e komisionit të Edukimit për mungesën e...
Politike
23 Janar 2023, 11:43
k.m.
Taulant Balla
TIRANË- Brenda kësaj jave, Partia Socialiste do të depozitojë sërish një tjetër padi në Prokurorin&eu...
Politike
23 Janar 2023, 11:23
k.m.
Klodiana Spahiu
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spahiu, ka zbuluar se edhe këto zgjedhje parlamentare ...
Politike
23 Janar 2023, 09:30
A.B
Partia Socialiste
TIRANË- Ditën e sotme në orën 10:00 zhvillohet mbledhja e Partisë Socialiste. Në fokus të kë...
Politike
22 Janar 2023, 23:25
F.M
Luan Baçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se PD-ja mund të futet në zgjedhjet lokale të...
Politike
22 Janar 2023, 15:59
F.M
Sali Berisha dhe Evi Kokalari
TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka hedhur akuza në lidhje me votimit të Këshillit Kombëtar. Në ...
Politike
22 Janar 2023, 13:34
A.B
Kabineti Qeveritar
Në një demokraci parlamentare pushteti ekzekutiv përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave përbën një...