Politike

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Rama mbërrin në Presidencë

Tre janë pikat e parashikuara në mbledhjen e këtij Këshilli, mes tyre edhe lufta në Ukrainë.

23 Janar 2023, 13:49 Nga A.B
Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Rama mbërrin në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë, aty ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”. Kreu i shtetit përmes mbledhjes të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, kërkon të informohet me detaje rreth gjendjes aktuale të Sigurisë Kombëtare në vendin tonë.

Tre janë pikat e parashikuara në mbledhjen e këtij Këshilli, mes tyre edhe lufta në Ukrainë. Në mbledhje pritet të marrin pjesë drejtuesit e institucioneve kryesore në vend duke nisur nga kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministrat Niko Peleshi, Olta Xhaçka, Bledi Çuçi, Delina Ibrahimaj dhe Frida Krifca. Në mbledhje do të jetë i pranishëm kreu i komisionit të sigurisë, Nasip Naço, si edhe nënkryetari i këtij komisionit, Ferdinand Xhaferri, si pjesë e opozitës.

Në mbledhje nuk do të mungojnë as shefi i Forcave të Armatosur, Arben Kingji, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku si edhe nëndrejtori i SHISH, Oljan Kanushi. I ftuar për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, është edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

edi rama

Sondazh

Poll