Politike

Mungesa e ministres në Komision/ Zhupa vijon me akuzat për Açkën: Deputetet e opozitës s'duhet të bien dakord

Zhupa tha se vazhdon të minohet puna e Komisionit pasi ka dakortësi për kufizim kohe

23 Janar 2023, 11:45 Nga A.B
Mungesa e ministres në Komision/ Zhupa vijon me akuzat për
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon sërish drejtuesit e komisionit të Edukimit për mungesën e ministres në komision. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e saj social, Zhupa tha se vazhdon të minohet puna e Komisionit pasi ka dakortësi për kufizim kohe vetëm nje ore edhe mospjesmarrje të Ministres së Kultures kur diskutohet marreveshje nderkombetare per ikonat.

Zhupa thekson se vendimmarrja është bërë nga kryesia e komisionit, me kryetare Flutura Açka, nënkryetar Petro Koci, sekretar Besjan Ajazi me dakortësi sipas njoftimit zyrtar. Zhupa shton se deputetët e opozitës nuk mund të bihen dakort për këtë gjë.

NJOFTIMI:

Vazhdon minohet puna e Komisionit te Edukimit! Dakortësi për kufizim kohe vetem nje ore mbledhja edhe mospjesmarrje të Ministres së Kultures kur diskutohet marreveshje nderkombetare per ikonat. Kjo vendimarrje eshte bere nga kryesia e komisionit perkatesisht kryetare Flutura Acka, nenkryetar Petro Koci, sekretar Besjan Ajazi me dakortësi sipas njoftimit zyrtar. Komisioni i edukimit ka per te diskutuar marreveshjen me Maqedonine e Veriut per rikthimin e ikonave te trafikuara ne vendin e tyre te origjines.

Se pari nuk ka ndodhur kurre qe ministri pergjegjes mos te paraqitet pa asnje arsye kur diskutohet nje marreveshje nderkombetare, ku vete eshte autoritet firmetar. Zv Ministrja nuk eshte e votuar nga kuvendi dhe nuk shkarkohet nga kuvendi. Se dyti nuk ka ndodhur kurre qe pa u diskutuar me anetaret e komisionit dhe marr mirekuptimin e gjithe anetareve, te vendoset diskutimi i nje projektligji, marreveshje nderkombetare me kohe te kufizuar vetem 1 ore. Nje mbledhe kur ska diskutime mund te zgjas edhe me pak por nuk paracaktohet asnjehere ne kete forme arbitrare.

Mjafton te kuptojme qe:

- Paraqitje e projektligjit nga perfaqesuesit e ministrise ze te pakten 20 min.
- Relatori i komisionit ze te pakten 8-10 minuta
- Kohe per pyetje, shpjegime, qendrime te deputeteve per projektligjin bashke me minutat e pergjigjeve te MK per pyetjet per 19 deputet anetar te komisionit eshte 30 minuta.

Sigurisht mazhoranca eshte shume e lumtur me kete kufizim dhe mos prezence te ministres por ne deputetet e opozites nuk mund te bihen kurre dakort per kete gje. Eshte shkelje e hapur e rregullores, e statusin te deputetit, e lirise dhe pavaresise se tij per te mbrojtur interesin publik.

UNE DO TE FLAS PA U KUFIZUAR NE KOHE SIC MA LEJON RREGULLORJA E KUVENDIT.
Po sfolem pa kufizim problemet dhe propozimet ne komisione per interesin publik, per cfare jemi ne kuvend?!
PS: E bej kete status me shpresen qe do te sherbej per te sensibilizuar dhe per te ndryshuar gjerat deri neser kur kemi mbledhjet.

ina zhupa

Sondazh

Poll