Politike

“Është e konfirmuar!”/ Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu zbulon kandidatin për Durrësin

Klodiana Spahiu tha se kandidatja do të jetë kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila sipas saj ka filluar dhe fushatën duke mbajtur takime me qytetarët.

23 Janar 2023, 11:23 Nga k.m.
“Është e konfirmuar!”/ Deputetja e PS-së, Klodiana
Klodiana Spahiu

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spahiu, ka zbuluar se edhe këto zgjedhje parlamentare në Durrës do të ikandidojë Emiriana Sako. Lajmin e bëri me dije, deputetja e zonës, gjatë një interviste për "Euronews Albania". Spahiu tha se kandidatja do të jetë kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila sipas saj ka filluar dhe fushatën duke mbajtur takime me qytetarët.

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazetarja Esmeralda Mulaj: Kur do ta kemi kandidatin për Durrësin?

Deputetja Klodiana Spahiu: Unë e di që ne e kemi kandidatin për Durrësin. Ne e kemi filluar punën prej kohësh.

Esmeralda Mulaj: Kush është kandidati?

Klodiana Spahiu: Kandidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako.

Esmeralda Mulaj: Është e konfirmuar?

Klodiana Spahiu: Patjetër që është e konfirmuar! Për hir të së vërtetës ne na duket sikur kemi qenë tërë kohës në fushatë në zgjedhje pasi nuk kanë kaluar as 11 muaj nga fushata e kaluar e zgjedhjeve të marsit. Kështu që PS ka qenë e angazhuar jo vetëm për zgjedhjet e marsit, por gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt me qytetarët. E vlerësoj shumë dhe kandidaturën, pasi krytarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në takimet me qytetarët.

klodiana spahiu

Sondazh

Poll