Politike

Baçi zbulon skemën, si do të regjistrohet PD në zgjedhjet e 14 majit: Mund të përdoret formula e 6 marsit

Ai shtoi se do të institohet fuqishëm që vendimi i gjykatës në Shkallën e Parë të regjistrohet në regjistrin e partive dhe Partia Demokratike të vazhdojë aktivitetin e vet.

22 Janar 2023, 23:25 Nga F.M
Baçi zbulon skemën, si do të regjistrohet PD në zgjedhjet
Luan Baçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se PD-ja mund të futet në zgjedhjet lokale të 14 majit, njësoj sin ë ato të 6 marsit, me logon e Partisë së Lirisë. Në një intervistë për Euroneës Albania, Baçi u shpreh se një zgjidhje mund të jetë ajo që u provua në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar, por shtoi se do të institohet fuqishëm që vendimi i gjykatës në Shkallën e Parë të regjistrohet në regjistrin e partive dhe Partia Demokratike të vazhdojë aktivitetin e vet.

“Hap pas hapi, do marrë zgjidhje. Kishim shembullin e 6 marsit, 6 bashki në zgjedhje të parakohshme. U gjet zgjidhja, përveçse e vullnetit politik, kishte dhe zgjidhje juridike. Kjo dhe shumë zgjidhje të tjera janë duke u diskutuar deri në datën ligjore, për t’i dhënë një zgjidhje sa më të drejtë dhe sa më të mirë në favor të demokratëve. Ne do insistojmë fuqishëm, që vendimi i gjykatës në Shkallën e Parë të regjistrohet në regjistrin e partive dhe Partia Demokratike të vazhdojë aktivitetin e vet e papenguar”, theksoi ai.

luan baci zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll