U mbyt në lum se s'kishte urë? Policia: 55-vjeçarja vuante nga depresioni, kishte paralajmëruar bashkëshortin se do vetëvritej
Sipas policisë, Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.
SKRAPAR- Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me gruan që është gjetur e mbytur në ujërat e lumit në Rehovë. Pas kërkesës së bërë nga Dosja.al, në njoftimin e policisë bëhet me dije se gruaja është vetëvrarë dhe se këtë gjë e kishte paralajmëruar, duke ia rrëfyer edhe bashkëshortit. Denoncimi për zhdukjen e saj është bërë nga bashkëshorti ë datë 21 dhe trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji. Sipas policisë, Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë. Në një postim në rrjetet sociale, kryedemokrati Sali Berisha dhe krei i Partisë së Lirisë Ilir Meta shkruanin se gruaja në fjalë ishte mbytur aksidentalisht teksa kalonte lumin me këmbë, në mungesë të një ure dhe fajësonin institucionet për këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë Skrapar
Më datë 21.01.2023, në fshatin Gjerbës, Skrapar, në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur në ujë, shtetasja Sh.Ll., 55 vjeçe, banuese në fshatin Rehovë, Skrapar. Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Për shtetasen Sh.Ll., më datë 21.01.2023, ka njoftuar bashkëshorti i saj se është larguar nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
VIDEO/ Gjak e shirita të verdhë, dalin pamjet nga vendi ku shqiptari vrau ish-gruan në Gjermani
Gjermani GJERMANI- Pamjet që po shikoni vijnë nga Gjermania, aty ku një shqiptar raportohet se ka vrarë ish-gruan e tij. Shqiptari, 47 ...
Gruaja kalon lumin me këmbë dhe humb jetën. Meta e Berisha: Si në mesjetë për shkak të urës! Turp, e kanë lënë fshatin në këtë gjendje
Rehovë TIRANË- Një grua ka humbur jetën një ditë më parë pasi është mbytur në lum, por nga ana e aut...
Moti i keq mbërthen vendin/ Peleshi: Po punohet me borëpastruese, janë liruar akset rrugore kombëtare
Niko Peleshi TIRANË- Ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi ka reaguar sërish lidhur me situatën e motit në vend. Me anë të n...
Motra e Saimir Sulës: Ulsi Manja më dëgjoi, më përqafoi dhe më premtoi, më pas më bëri bllok
Majlinda Sula TIRANË- Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, të riut shqiptar që erdhi pa zemër në atdhe ka treguar se ministri...
Zemra e Saimir Sulës, motra: Do protestoj dhe në Bruksel, BE duhet të marrë vesh që bëhet fjalë për trafik organesh
Majlinda Sula TIRANË- Majlinda Sula nuk do të ndalet derisa të vendosë drejtësi për të vëllanë që ia soll...
U kap në burgun e Drenovës/ Efektivi merret në pyetje, refuzon të tregojë emrin e 'porositësit' të drogës
Nevis Ibrahimi KORÇË- Nevis Ibrahimi, polici që tentoi të fuste një sasi lënde narkotike në burgun e Drenovë...
Motra e Saimir Sulës thirrje Ramës: Bëtë drejtësi për dy turistë që trembi Mihal Kokëdhima, tim vëllai i shkulën zemrën, pse heshtni
Majlinda Sula TIRANË- Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, të cilit i hoqën zemrën në një spital në Barcelonë ...
Çështja e Saimir Sulës, e motra del në protestë me dhjetëra qytetarë: Rama e Sanchez kanë bërë marrëveshje për ta arkivuar! Më dhanë një zemër derri e s'bëjnë ADN
Majlinda Sula TIRANË- Majlinda Sula, dhjetëra familjarë e qytetarë kanë dalë sot në protestë për të k&eum...
U kap me kokainë dhe 4000 euro cash/ Arrestohet shqiptari në Itali, banorët e pallatit e nxorrën zbuluar
Monza kokaine ITALI- Një 50- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme. Mediat vendase raportojnë ...
Ishte i dehur, e qëlloi dhe u arratis me taksi! Dalin detaje nga krimi në Gjermani, shqiptari kishte dhe pasaportë serbe
Gjermani GJERMANI- Mediat gjermane kanë zbardhur detaje nga krimi i rëndë i ndodhur në Gjermani, mesditën e të shtunës. ...
