22 Janar 2023, 16:54
Nga a.l
Polonia
POLONI- Kryeministri i Polonisë më 22 janar kritikoi vendimin e Gjermanisë për të mos furnizuar Ukrainën me tanke Leopard, duke thënë se ky qëndrim i Berlinit është “i papranueshëm”. Berlini është treguar hezitues për të dërguar tanke të rënda apo për të lejuar shtetet e tjera që të transferojnë tanke të tilla në Ukrainë.
“Qëndrimi i Gjermanisë është i papranueshëm. Ka kaluar pothuajse një vit që nga fillimi i luftës. Njerëz të pafajshëm po vdesin çdo ditë”, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki për agjencinë PAP.
“Bombat ruse po shkatërrojnë qytetet ukrainase. Po goditen caqet civile, gratë dhe fëmijët po vriten”, shtoi ai.
Të premten, afër 50 shtete u pajtuan që t’i japin Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, përfshirë edhe autoblinda dhe municione të nevojshme për të zmbrapsur forcat ruse. Por, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se pavarësisht pritjeve të mëdha, “ne ende nuk mund të themi se kur do të merret vendimi dhe se çfarë vendimi do të jetë sa i përket tankeve Leopard”.
Gjermania prodhon tanket Leopard dhe kryeministri i Polonisë po ashtu tha se po pret “një qëndrim të qartë” nga Berlini nëse shtetet që kanë tanke Leopard mund t’ia japin ato Kievit. Polonia po ashtu ka njoftuar se është e gatshme të dërgojë në Ukrainë 14 tanke Leopard dhe për këtë çështje tha se po diskuton edhe me 15 shtete të tjera.
Nëse Berlini refuzon që ta furnizojë Ukrainën me tanke, “ne do të ngremë një ‘koalicion të vogël’ të shteteve që janë të gatshme të dhurojnë disa prej pajisjeve të tyre moderne, tankeve të tyre moderne”, tha Morawiecki. Përmes një deklarate të përbashkët, të shtunën ministrat e Jashtëm të tri shteteve të Baltikut i bën thirrje Gjermanisë “t’i japë tani tanke Leopard Ukrainës”./REL
lufta ne ukraine
Bota
22 Janar 2023, 15:58
a.l
Lazar Milutinoviç
SERBI- Lazar Milutinoviç 15- vjeçari për të cilin mediat serbe raportuan se u dhunua nga 4 të mo...
Bota
22 Janar 2023, 15:06
a.l
Aleati i Putin
UKRAINË- Gatishmëria e Perndimit për të dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë, ka sjellë pakënaq&...
Bota
22 Janar 2023, 14:47
a.l
Itali
ITALI- Një ngjarje tronditëse është raportuar në Itali. Një 30- vjeçare e cila kishte vetëm 3 ditë q&e...
Bota
22 Janar 2023, 14:20
a.l
Suvi Do
SERBI- Babai i 15- vjeçarit serb i cili u dhunua ditën e sotme nga 4 të moshuar në lagjen me etni të përzierë,...
Bota
22 Janar 2023, 14:07
a.l
I riu i dhunuar
SERBI- Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në një lagje në Serbi me ...
Bota
22 Janar 2023, 12:59
a.l
Varrimi
RUSI- Grupi Wagner i rusisë kanë gënjyer një shtetase ruse duke i thënë se bashkëshorti i saj është vr...
Bota
22 Janar 2023, 12:54
a.l
Ukrainë-Kosovë
KOSOVË- Ish-ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar nga MPJ që të hap z...
Bota
22 Janar 2023, 12:15
a.l
Makina e Matteo Messina Denaro
ITALI- Gjendet makina e bosit italian të mafias 'Cosa Nostra' Matteo Messina Denaro. Policia kreu një kontrol...
Bota
22 Janar 2023, 11:42
a.l
Bakhmut
UKRAINË- Ushtria ukrainase tha se forcat ruse gjithnjë e më shumë po përdorin sulmet ajrore, ndërsa po vazhdojnë...
Bota
22 Janar 2023, 11:46
A.B
Kosova mbetet i vetmi vend në Evropë pa qasje të plotë në internet si pasojë e kontestimit të pavarësisë së ...