Bota

Perëndimi në gatishmëri për të dërguar armë në Ukrainë/ Aleati i Putinit paralajmëron: Ky vendim do të shkaktojë 'katastrofë globale'

Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, kryetari i Dumës, dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë paralajmëroi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për Ukrainën po e çon botën në një "luftë të tmerrshme".

22 Janar 2023, 15:06 Nga a.l
Perëndimi në gatishmëri për të dërguar armë
Aleati i Putin

UKRAINË- Gatishmëria e Perndimit për të dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë, ka sjellë pakënaqësi nga ana e Rusisë. Një aleat i ngushtë i udhëheqësit rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se ky vendim mund të shkaktojë katastrofë globale. 

Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, kryetari i Dumës, dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë paralajmëroi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për Ukrainën po e çon botën në një "luftë të tmerrshme", shkruan Skynews. 

Nëse Uashingtoni dhe vendet e NATO-s furnizojnë armë që do të përdoren për të goditur qytetet civile dhe do të tentojnë të kapin territoret tona, siç kërcënojnë, kjo do të çojë në masa hakmarrëse duke përdorur armë më të fuqishme. Argumentet se fuqitë bërthamore nuk kanë përdorur më parë armë të shkatërrimit në masë në konfliktet lokale janë të paqëndrueshme”, shkroi Volodin.

Ai shtoi se kjo ishte për shkak se SHBA dhe NATO nuk u përballën me një situatë ku të ekzistonte një kërcënim për sigurinë e qytetarëve të tyre dhe integritetin territorial të vendit.  Aleatët perëndimorë premtuan miliarda dollarë armë për Ukrainën javën e kaluar, megjithëse nuk arritën të bindin Gjermaninë të heqë veton për sigurimin e tankeve luftarake Leopard të prodhimit gjerman. Tanket mbahen nga një sërë vendesh të NATO-s, por për t'i transferuar ato në Ukrainë, vendet kanë nevojë për miratimin e Berlinit./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll