Bota

E rëndë në Itali/ E zuri gjumi duke e ushqyer me gji, 30- vjeçares i vdes foshnja në duar

Dikush nga spitali duhet të kishte kontrolluar që i porsalinduri të ishte kthyer në krevat fëmijësh pas ushqyerjes.

22 Janar 2023, 14:47 Nga a.l
E rëndë në Itali/ E zuri gjumi duke e ushqyer me gji, 30-
Itali

ITALI- Një ngjarje tronditëse është raportuar në Itali. Një 30- vjeçare e cila kishte vetëm 3 ditë që kishte sjellë fëmijën e saj në jetë, një natë teksa po e udhqente me qumësht gjiri, e zuri gjumë dhe foshnja e saj u mbyt nën peshën e trupit. Prokurori ka hapur hetimet për tragjedinë, me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Autopsia do të bëhet nga profesor Luigi Cipolloni.

Dikush nga spitali duhet të kishte kontrolluar që i porsalinduri të ishte kthyer në krevat fëmijësh pas ushqyerjes. Është protokolli që e parashikon sepse një nga shkaqet kryesore të vdekjes së të porsalindurve është bashkëfjetja, pra fëmija jo më shumë se 5 muajsh që bie në gjumë pranë prindit. Një gjest dashurie, i cili shpeshherë kthehet në tragjedi, sepse sistemi i frymëmarrjes së të porsalindurit mezi zhvillohet dhe mjafton një presion i lehtë për ta penguar atë të marrë frymë. Siç ndodhi fatkeqësisht edhe në këtë rast mes 7 dhe 8 janarit, shkruajnë mediat italiane. 

Kjo është përmbledhja e asaj dite të zymtë në pediatrinë e Pertinit. Një nënë kërkon të jetë me djalin e saj. Ajo dëshiron ta mbajë afër, ta përqafojë, ta ushqejë me gji. Përjeton momente lumturie që vetëm një nënë e re mund t'i përjetojë. Bota dhe jeta e saj janë vogëlushi që do të ushqejë me gji. Emocionet e atyre orëve e lodhin, mbyll sytë, pa e kuptuar se i vogli është poshtë saj. Akrepat e orës vrapojnë shpejt. Pak minuta pas mesnate një infermiere, duke shkuar nëpër dhoma, sheh një grua në gjumë. Zonja u rrëzua mbi trupin e djalit të vogël, e tërheq atë, përpiqet ta ringjallë atë. Por më kot pasi tashmë foshnja kishte ndërruar jetë./ Dosja.al

vdes foshnja ne itali

Sondazh

Poll