Pas Dnipros, Rusia 'shënjestron' Bakhmutin, nisin sulmet e njëpasnjëshme ajrore
Bakhmut UKRAINË- Ushtria ukrainase tha se forcat ruse gjithnjë e më shumë po përdorin sulmet ajrore, ndërsa po vazhdojnë...
Hetuesit mbërritën në vendstrehim pikërisht përmes çelësave të makinës që ndodheshin në çantën që mbante Messina Denaro. Ky çelës ka një kod, nga i cili është gjurmuar targa e Alfa-s dhe duke futur numra dhe shkronja në sistemin kompjuterik të sigurisë urbane të lidhur me kamerat televizive që ruajnë zonën, janë gjurmuar lëvizjet e makinës, që i çoi karabinierët në adresën ku banonte shefi.
ITALI- Gjendet makina e bosit italian të mafias 'Cosa Nostra' Matteo Messina Denaro. Policia kreu një kontroll të imtësishëm si jashët dhe brenda apartamentit të tretë që përdorej si strehë për t'u fshehur ë 30 vite arrati, ku Në garazhin pranë shtëpisë është gjetur makina e tij. Mediat italiane raportojë se makina dyshohet se është blerë personalisht nga shefi në janar 2020 në një përfaqësi të Palermos. Kontrata e blerjes së Giulietta-s iu bë nënës 86-vjeçare me aftësi të kufizuara të Andrea Bonafede, topografja nga Campobello di Mazara, e cila i dha hua shefit identitetin e saj. Fiat 500 e dhënë në këmbim i është regjistruar edhe gruas. Hetuesit mbërritën në vendstrehim pikërisht përmes çelësave të makinës që ndodheshin në çantën që mbante Messina Denaro.
Ky çelës ka një kod, nga i cili është gjurmuar targa e Alfa-s dhe duke futur numra dhe shkronja në sistemin kompjuterik të sigurisë urbane të lidhur me kamerat televizive që ruajnë zonën, janë gjurmuar lëvizjet e makinës, që i çoi karabinierët në adresën ku banonte shefi.
Sjellje shumë normale që janë të papërshtatshme për një bos mafioz që është kthyer në numrin 1 më të kërkuar për të gjitha organet ligjzbatuese italiane; si dhe selfie të realizuara në klinikë, gjatë seancave të terapisë, me infermierë apo pacientë të tjerë. Një "padukshmëri shumë e dukshme" që i lë hetuesit të hutuar dhe që megjithatë mund të korrespondojë me një strategji të saktë: të dukesh sikur nuk kishte asgjë për të fshehur, për të shmangur tërheqjen e vëmendjes.
Kërkimet dhanë edhe rezultate të tjera. Për shembull, në shtëpinë në via San Vito në Campobello di Mazara, u gjetën bileta ajrore për destinacione të ndryshme, duke përfshirë Anglinë dhe Amerikën e Jugut (por ky detaj nuk u konfirmua më pas). Së bashku me libra të tjerë, edhe një biografi e liderit rus Vladimir Putin.
Si u arrestua bosi i 'Cosa-Nostras'?
Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al
Bakhmut UKRAINË- Ushtria ukrainase tha se forcat ruse gjithnjë e më shumë po përdorin sulmet ajrore, ndërsa po vazhdojnë...
Kosova mbetet i vetmi vend në Evropë pa qasje të plotë në internet si pasojë e kontestimit të pavarësisë së ...
SHBA- Miliarderi Bill Gates duket se nuk po u ndahet teorive të konspiracionit. Një nga teoritë më të fundit ka të bëj...
Viti i Lepurit KINË- Kina feston sot Vitin e Ri, me fishekzjarret që kanë ndriçuar qytetet e gjithë vendit të dielën. ...
Policia SHBA- Masakër në Monterey Park, Kaliforni. Mbrëmjen e djeshme, pas orës 22:00, në një zonë të&nbs...
Turqi TURQI- Turqia denoncoi Suedinë pas protestave përpara ambasadës së saj në Stokholm, duke përfshirë djegien e ...
DRONET UKRAINË- Ukraina po lëviz të gjithë gurët për të arritur fitoren ndaj agresionit rus. Së fundmi ata kanë...
Mia Khalifa FRANCË- Mia Khalifa ka bërë një postim “provokues”, i cili nuk është pritur mirë ...
Me rastin e 60 vjetorit të Marrëveshjes së Élysée-së zhvillohet një akt festiv dhe një seancë e përbashk...
"Mbas fasadës së sjellshme të një klienti të veshur mirë, mund të fshihet një mostër,” tregon një puno...