Bota

Mashtrimet e grupit 'Wagner'/ I dërguan arkivolin e bashkëshortit me pretendimin se u vra nga ukrainasit, rusja zbulon se ai është gjallë

Kjo histori nuk është e vetmja dhe se përfaqësuesit e ëagnerit kanë frikësuar familjarët e “të ndjerit” që të mos kontrollojnë arkivolet e vulosura.

22 Janar 2023, 12:59 Nga a.l
Mashtrimet e grupit 'Wagner'/ I dërguan arkivolin e
Varrimi

RUSI- Grupi Wagner i rusisë kanë gënjyer një shtetase ruse duke i thënë se bashkëshorti i saj është vrarë në luftën kundër Ukrainës. Ata i kanë dërguar arkivolin e vulosur në shtëpi për të cilin kanë dhënë edhe urdhër të mos hapet. Por rusja ngrinti një hije dyshimi pas këtyre kufizimeve nga ana e përfaqësuesëve të Wagnerit. Bashkëshorti i saj ishte duke vuajtur dënimin për një vrasje por në vjeshtë ata ndërprenë komunikimin pasi ai ishte dërguar në luftë. Gruaja zbuloi se ishte në të vërtetë gjallë dhe se ishte në një burg në shtetin ukrainas, raporton skynews.

Ajo mori një telefonatë nga një numër ukrainas dhe një burrë që u prezantua si oficer i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) i tha se burri i saj ishte gjallë dhe se gjendet prapa grilave në Ukrainë.

Ata thanë se nuk ka nevojë të hapet arkivoli, sepse para se një njeri të dërgohet në luftë, merret ADN-ja dhe kur gjenden kufomat, bëhen analizat. ëagner më garanuan se ai është në arkivol”, tha ajo.

Komanda ushtarake e Ukrainës u përgjigj se burri i saj po trajtohej si i plagosur dhe i kapur rrob, por ata nuk thanë asgjë më shumë. Kjo histori nuk është e vetmja dhe se përfaqësuesit e ëagnerit kanë frikësuar familjarët e “të ndjerit” që të mos kontrollojnë arkivolet e vulosura./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll