Sport

VIDEO/ Çmenduria e fansave të Al Nassr, krijohet grupi “Siuuu” për Ronaldon...

Tifozët e klubit saudit tashmë e dinë se si do ta presin atë. Një video në TikTok i tregon ata me duar të ngritura, duke duartrokitur në mënyrë ritmike…

22 Janar 2023, 14:40 Nga DOSJA

VIDEO/ Çmenduria e fansave të Al Nassr, krijohet grupi

ARABIA SAUDITE - Tifozët e Al Nassr janë duke u zhvendosur te... ylli Cristiano Ronaldos dhe në një video që qarkullon në internet, shfaqen ata duke brohoritur “Siuuu” në sinkron, duke kopjuar festën e sulmuesit portugez!

Cristiano Ronaldo bëri paraqitjen e tij të parë para tifozëve sauditë në miqësoren e seleksionit të Al Hilal & Al Nassr në një miqësore kundër Paris Saint-Germain (4-5) dhe tifozët e ekipit të tij të ri, u panë duke festuar në grupe me... “Siuuu”!

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk ka bërë ende debutimin e tij zyrtar për Al Nassr. Ai pritet të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e Saudi Pro League kundër Ettifaq në 'Mrsool Park' të dielën (22/01).

Megjithatë, tifozët e klubit tashmë e dinë se si do ta presin atë. Një video në TikTok i tregon ata me duar të ngritura, duke duartrokitur në mënyrë ritmike, duke brohoritur "Siuu", festimi i markës së sulmuesit 37-vjeçar.

Shikoni videon këtu:

@ben The best Ronaldo chant?????? #alnassr #ronaldo #cr7 ♬ original sound - ben

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll