Aktualitet

Shpërthimi/ Cara jep dëshminë e tij, dyshohet se kërcënimi me tritol është për nipin e pronares së shtëpisë

34-vjeçari i cili punon në ndërtim, ka gati një vit që e ka marrë shtëpinë me qira ndërsa ka dëshmuar se ky kërcënim nuk ka të bëjë me familjen e tij pasi nuk ka konflikte me askënd.

22 Janar 2023, 12:54 Nga A.B
Shpërthimi/ Cara jep dëshminë e tij, dyshohet se
Banesa

TIRANË- Demir Cara, banesa me qira në të cilën jeton, u dëmtua nga shpërthimi me tritol. Lënda plasëse u vendos në verandën e shtëpisë e cila ndodhet në Laprakë. 

Banesa është në pronësi të Zenepe Kamena, e cila ndodhet jashtë vendit. 34-vjeçari i cili punon në ndërtim, ka gati një vit që e ka marrë shtëpinë me qira ndërsa ka dëshmuar se ky kërcënim nuk ka të bëjë me familjen e tij pasi nuk ka konflikte me askënd.

Dyshohet se kërcënimi me tritol është për familjarë të pronares së shtëpisë, më konkretisht nipit të saj. Nga dëshmitë që ka marrë policia, dyshohet se shkak për këtë janë bërë borxhet e pashlyera nga nipi i Zenepes.

Këto borxhe i ka pasur për shkak të lojërave të fatit. Zona është pa kamera sigurie dhe nuk ka asnjë të dhënë deri më tani se si ka vepruar autori apo nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor.

demir cara tritol ne tirane zenepe kamena

Sondazh

Poll