22 Janar 2023, 12:45
Nga A.B
Mjeke
GJIROKASTËR- Në Gjirokastër rastet e të prekurve prej të dy tipeve të gripit stinor A dhe B kanë qenë në rritje përgjatë gjithë fillimit të vitit.
Më së shumti virozat janë shfaqur tek fëmijët duke bërë që reparti i pediatrisë të vijojë të jetë i mbingarkuar këto ditë. Edhe shkollat e kopshtet raportojnë frekuentim të ulët të fëmijëve për shkak të virozave agresive që marrin gati një javë kohë rikuperimi.
Gjatë fillimvitit janë konstatuar vetëm 10 raste pozitive me Covid 19 dhe sipas epidemiologëve situata e të prekurve me Covid është nën kontroll por gripi është në prag epidemie.
Rastet e atyre që paraqiten në urgjencën e spitalit “Omer Nishani” lidhen me pacientë që kanë patologji të tjera dhe kërkojnë asistencë në frymëmarrje ose trajtim për uljen e temperaturës. Rastet e të shtruarve në spital mes të rriturve nuk janë të larta por mjekët e qendrave shëndetësore konfirmojnë se shumë pacientë janë duke u trajtuar në banesa.
Situata e gripit ka shënuar një rritje të numrave edhe për shkak të qarkullimit të emigrantëve përgjatë festave të fundvitit, grumbullimeve masive dhe rinisjes së procesit mësimor. Numri i të vaksinuarve me vaksinën e gripit ka qenë më i lartë se çdo vit tjetër ndërsa një përqindje e lartë e popullsisë së qarkut ka kryer tashmë 3 vaksina anti Covid./Marre nga Top Channel
gripi gjirokaster
Aktualitet
22 Janar 2023, 12:08
a.l
MOTI
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës në vend si pasojë e problemeve të shkak...
Aktualitet
22 Janar 2023, 11:59
a.l
Pesticidet
TIRANË- Genci Yzeiri merret me bujqësi prej 12 vitesh, por këtë sezon, morri i bimëve i shkaktoi kokëçarje ...
Aktualitet
22 Janar 2023, 11:48
A.B
Foto ilustruese
DIBËR- Ngjarje e rëndë brenda familjes Reçi. Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin, Behar Re&cc...
Aktualitet
22 Janar 2023, 11:17
A.B
Banori
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë. Ata deklarojnë pë...
Aktualitet
22 Janar 2023, 11:12
A.B
Policia
KRUJË- Operacioni policor i koduar “Mjedisi” vijon duke ndëshkuar persona. Sot janë proceduar penalisht 5 administrator&...
Aktualitet
22 Janar 2023, 10:57
a.l
Lezhë
LEZHË- Situata e motit në Lezhë është përmirësuar ndjeshëm. Si pasojë e reshjeve të shiut, 530...
Aktualitet
22 Janar 2023, 10:43
a.l
Shtëpia e barit në Itali
ITALI- Një operacion blic është zhvilluar në Manguzzo të Italisë ku është zbulua...
Aktualitet
22 Janar 2023, 10:33
a.l
Ekstazi
TIRANË- Tre persona janë vënë në prang anga policia në Tiranë pasi janë kapur duke shpërndarë l&e...
Aktualitet
22 Janar 2023, 10:34
A.B
Arrestim
TIRANË- Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kërkuar arrest në burg për ...
Aktualitet
22 Janar 2023, 10:28
a.l
Familja Jashari
KOSOVË- Sot shënohet 25-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz. Atë...