Aktualitet

Zbulohet 'shtëpia e barit' me vlerë 1.4 mln euro në Itali/ Policia arreston 2 shqiptarë të armatosur, sekuestrohen 1300 bimë kanabis

Shqiptarët e arrestuar të cilët dyshohet se jetonin dhe fshiheshin në kasollen ku 'punonin', nuk rezultojnë me precedentë penale.

22 Janar 2023, 10:43 Nga a.l
Zbulohet 'shtëpia e barit' me vlerë 1.4 mln euro në
Shtëpia e barit në Itali

ITALI- Një operacion blic është zhvilluar në Manguzzo të Italisë ku është zbuluar një 'shtëpi bari' ku kultivohej kanabis e cila arrinte vlerën 1.4 milionë euro. Mediat italiane raportojnë se në pranga janë vënë dy shqiptarë të moshës 25 dhe 36 vjeç. Shqiptarët kishin përshtatur ambientin e një kasolleje për të kultivuar mbi 3000 bimë drogë. 

Ndërtesa ishte shndërruar në një serë për kultivimin e drogës. Më shumë se 1300 bimë kanabis janë sekuestruar në cilësinë e provës. Nga bimët, sipas ekspertëve, prodhuesit e lëndëve të paligjshme mund të kishin marrë 200 kilogramë marijuanë me një vlerë totale, pasi të dilte në treg, që llogaritet rreth 1.4 milionë euro. Krahas tyre, ata kishin filluar kultivimin edhe të rreth 1700 bimëve të tjera. 

Shqiptarët e arrestuar të cilët dyshohet se jetonin dhe fshiheshin në kasollen ku 'punonin', nuk rezultojnë me precedentë penale. Në momentin e arrestimit ata kanë qenë të armatosur me një pistoletë klandestine të montuar, pa numër serie, me tytë me fije, silenciator dhe karikator. Të dy u arrestuan me akuzën e kultivimit të paligjshëm të drogës, si dhe armëmbajtjes klandestine./ Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll