Aktualitet

'Do kryejmë ekstremin'/ Banorët e Bërxullës në protestë, qytetari: Jemi takuar me Tonin Vocajn, u shtang kur pa që projekti prek banesat

Banorët paralajmërojnë se nëse nuk do ndalohet projekti, do të ndërmarrin akte ekstreme. 

22 Janar 2023, 11:17 Nga A.B
'Do kryejmë ekstremin'/ Banorët e Bërxullës
Banori

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë. Ata deklarojnë për mediat se do të vijojnë të protestojnë për banesat e tyre, të cilat preken nga projekti. Një prej tyre, bëri të ditur se është takuar me Tonin Vocajn, i cili sipas tij mbeti i habitur nga projekti. Banorët paralajmërojnë se nëse nuk do ndalohet projekti, do të ndërmarrin akte ekstreme. 

Banori: Kemi pasur takim me Tonin Vocaj, mbeti i habitur kur pa projektin, shumë pak persona e dinë që ekzistojnë banesa. Ai u shtang, po presim që ai të marrë në drejtim problematikën që kemi, protestat do ti vazhdojmë. Ka një afat, ai duhet ta dijë se ne nuk presim. Nëse kjo ngel në heshtje, protesta merr ndryshim tjetër, akoma më ekstrem se e diela e kaluar. është e shenjtë dhe e shtrenjtë, e paguajmë dhe me jetë. Do marrim raste dhe më ekstreme. 

Banori tjetër: Nëse nuk merren masa për vlerësimin e banesave, si do zhvillohet projekti, do marrim masa. Projekti ndryshon në cdo moment sipas interesave të pushtetarëve.

Javën e kaluar, banorët e Bërxullës e përshkallëzuan protestën. Një zonjë dhe nipi i saj kërcënuan se do të hidhen nga shtyllat e tensionit dhe do të vetëflijohen nëse nuk marrin një përgjigje nga institucionet. Policia ndërhyri duke bërë që situata të mos kthehej në tragjedi. Edhe pse kanë më shumë se 90 ditë që protestojnë, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit ndaj ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore. Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut./ Dosja.al

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll