Aktualitet

Përmirësohet situata në qarkun e Lezhës, 530 hektarë tokë ende nën ujë

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk kanë paraqitur problematika.

22 Janar 2023, 10:57 Nga a.l
Përmirësohet situata në qarkun e Lezhës, 530 hektarë
Lezhë

LEZHË- Situata e motit në Lezhë është përmirësuar ndjeshëm. Si pasojë e reshjeve të shiut, 530 hektarë tokë janë të përmbytura, 160 hektarë më pak krahasuar me mbrëmjen e djeshme. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk kanë paraqitur problematika. Ndërkohë pavarësisht reshjeve të shiut dhe të dëborës, nuk janë shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve.

Si paraqitet situata deir tani?

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin tonë prej dy ditësh. Policia e Shtetit ka shtuar masat në vendin e quajtur Qafë-Murrizë në Rrugën e Arbrit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrygore. Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës edhe përgjatë orëve të natës. Në dy akse në zonën e Dardhës, trashësia e dëborës të shkojë nga 7 deri në 10 cm. Autoritetet po punojnë për pastrimin e rrugës, kriposje, ndërkohë që temperaturat kanë arritur deri në -7 gradë. 1220 hektarë tokë mbeten nën ujë në Shkodër. Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, e rritur me 5 cmm që nga ora 18:00 e ditës së djeshme./ Dosja.al

 

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll