'Do kryejmë ekstremin'/ Banorët e Bërxullës në protestë, qytetari: Jemi takuar me Tonin Vocajn, u shtang kur pa që projekti prek banesat
Banori TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë. Ata deklarojnë pë...
Pasi gruaja e tij piu helm, Reçi tentoi ta transportonte me automjet për ndihmë mjekësore në spital. Mirëpo, gjatë rrugës ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
DIBËR- Ngjarje e rëndë brenda familjes Reçi. Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin, Behar Reçi, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Forcat blu sqarojnë se Reçi, në gjendje të dehur ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare. Kjo e fundit, duke u gjendur në një situatë të tillë, konsumoi lëndë helmuese duke rrezikuar jetën.
Pasi gruaja e tij piu helm, Reçi tentoi ta transportonte me automjet për ndihmë mjekësore në spital. Mirëpo, gjatë rrugës ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas testit të alkoolit, 37-vjeçari rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur i cili në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gruaja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila konsumoi një sasi lënde helmuese duke rrezikuar jetën, 37 vjeçari në gjendje të dehur e transportoi me automjet bashkëshorten për në spital, por humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Policia ka vënë menjëherë në pranga 37- vjeçarin dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e tij e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, i shtetasit B.R., 37 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas në gjendje të dehur ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare dhe për pasojë kjo e fundit konsumoi lëndë helmuese duke rrezikuar jetën.
Shtetasi B.R., duke transportuar me automjet bashkëshorten e tij për ndihmë mjekësore në spital, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas testit të alkoolit shtetasi B.R., ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur i cili në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Banori TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë. Ata deklarojnë pë...
Policia KRUJË- Operacioni policor i koduar “Mjedisi” vijon duke ndëshkuar persona. Sot janë proceduar penalisht 5 administrator&...
Lezhë LEZHË- Situata e motit në Lezhë është përmirësuar ndjeshëm. Si pasojë e reshjeve të shiut, 530...
Shtëpia e barit në Itali ITALI- Një operacion blic është zhvilluar në Manguzzo të Italisë ku është zbulua...
Ekstazi TIRANË- Tre persona janë vënë në prang anga policia në Tiranë pasi janë kapur duke shpërndarë l&e...
Arrestim TIRANË- Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kërkuar arrest në burg për ...
Familja Jashari KOSOVË- Sot shënohet 25-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz. Atë...
Policia VLORË- Dy persona janë proceduar në Vlorë pasi janë kapur duke vënë baste online. Këta persona kishin organ...
Rruga e Arbrit DIBËR- Reshje të dendura dëbore kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes së djeshme në Dibër. Problemati...
Foto ilustruese TIRANË- Demir Cara është personi i cili jeton në banesën që u hodh lënda plasëse pak pas mesnate mb...