Sport

Abissnet Superiore/ Fitore me ‘poker’ golash, Tirana merr kreun e renditjes, Vllaznia e kopjon dhe tani vetëm 3 pikë larg

Pas këtyre ndeshjeve të javës së 17-të, Tirana - Bylis 4-1 dhe Vllaznia - Laçi 4-1, bardheblutë e Tiranës kryesojnë renditjen me 31 pikë, të ndjekur nga Partizani me një më pak, ndërkohë që podin e plotëson Vllaznia me 3 pikë më pak se bardheblutë

21 Janar 2023, 18:30 Nga DOSJA

Abissnet Superiore/ Fitore me ‘poker’ golash, Tirana merr kreun e

TIRANE - Përfundojnë tri ndeshjet e para të javës së 17-të Abissnet Superiores, bardheblutë e Tiranës, në ‘Air Albania’ kanë shkatërruar Bylisin me një ‘poker’ golash me shifrat 4-1 dhe marrë kreun e renditjes.

Githçka u zgjidh që pjesën e parë, kur Hasani realizoi 10′ nga pika e penalties, ndërsa Patrick realizoi dy here në minutat 28′ dhe 32′. Në pjesën e dytë Kacorri shënoi golin e vetëm për ballshiotët, ndërsa Patrick shënoi sërish për vendasit duke kompletuar ‘hat-trick’ e tij në këtë takim. Kjo fitore e ngjit Tiranën në vendin e parë me 31 pikë, një më shumë se Partizani.

Abissnet Superiore/ Fitore me ‘poker’ golash, Tirana merr kreun e

Ndërkohë, në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, kuqeblutë e Josës kanë kopjuar kryeqytetasit, duke fituar me një ‘poker’ golash. Vllaznia ka arritur një fitore të thellë, duke mposhtur me rezultatin 4-1 kurbinasit e Laçit.

Hoxhaj (31′, 43′ ) realizoi dy herë për vendasit, ndërsa Juric (73’) dhe Jonuzi (90’+3) kompletuan ‘pokerin’. Për Laçin golin ‘e nderit’ e shënoi Shkurtaj (65’). Josa i dha mundësinë për të luajtur disa minuta edhe Bekim Balajt në pjesën e dytë, i cili zëvendësoi Kainën në minutën e 58-të.

Kjo fitore e ngjit Vllazninë në vendin e tretë me 28 pikë, vetëm 3 më pak se kreu që mbahet nga Tirana.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll