Sport

Kthehet mëngjërashi Lorenc Trashi nga Kuvajti, firmos me kampionët e Kosovës...

Ballkani kërkon të fitojë titullin e dytë radhazi në Kosovë. Klubi nga Theranda ka zyrtarizuar afrimin e Lorenc Trashit.

21 Janar 2023, 15:51 Nga DOSJA

Kthehet mëngjërashi Lorenc Trashi nga Kuvajti, firmos me

KOSOVE - Ish-mbrojtësi i majtë i kombëtares shqiptare, ka firmosur deri në vitin 2025 me kampionët e Ballkanit të Suharekës. Përveç “Demave” të kuq të kryeqytetit, anësori i majtë e ka nisur futbollin në Gramsh, qytetin e tij të lindjes, për të kaluar më pas te Lushnja, ndërkohë që prej gushtit të vitit 2020 ishte pjesë e Qadsia SC (Kuvajt).

Mbrojtësi 30-vjeçari e ka veshur 15 herë fanellën e Kombëtares shqiptare. Trashi gjeti rrugën e rrjetës në fitoren 0-4 përballë Moldavisë, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Skuadra e Ballkanit, kampione në fuqi e Kosovës, ndan kreun e renditjes bashkë me Dritën me nga 38 pikë pas javës së 18-të. Pasi zhvilloi katër muaj emocionuese në kupën e Conference League, skuadra e Ilir Dajës po garon për t’i shtuar klubit titullin e dytë të kampionit në histori.

Kthehet mëngjërashi Lorenc Trashi nga Kuvajti, firmos me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll