Sport

VIDEO/ Partizani sërish pa fitore, barazon me Kastriotin dhe rrezikon kreun e renditjes

Pas humbjes 2-1 ndaj Vllaznisë, të kuqtë e Partizanit nuk shkojnë më tepër se barazimi 1-1 ndaj Kastriotit në Kamëz, duke e kompromentuar pozicionin e tyre në krye të renditjes

21 Janar 2023, 16:26 Nga DOSJA

VIDEO/ Partizani sërish pa fitore, barazon me Kastriotin dhe rrezikon kreun

TIRANE - Java e 17-të e Kampionatit të 84-t të Abissnet Superiores ka startuar me ndeshjen Kastrioti-Partizani, e cila ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1 në stadiumin e Kamzës.

Pjesa e pare, edhe pse e vrullshme përfundoi pa gola. Me nisjen e pjesës së dytë loja ndryshoi dhe në minutën e 54-t, pas një ndërhyrje ndaj Skukës në zonë, arbitri akordon një penallti në favor të “Demave”, të cilën kapiteni Tedi Cara e ktheu në gol.


Mirëpo avantazhi i Partizanit nuk do të zgjaste shumë, ku vetëm pas 12 minutash, në të 66-tën minutë, Zogaj shënon një gol të bukur dhe vendos barazpeshën 1-1, duke ngrirë kështu buzëqeshjen e të kuqve të kryeqytetit.


Me këtë barazimi, Partizani mbetet në vendin e parë me 30 pikë, vetëm 2 më shumë se Tirana e vendit të dytë, e cila do të përballet në orën 16:00, me ballshiotët e Bylisit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll