Aktualitet

Dëbora bllokon Dibrën, në mbrëmje temperaturat zbresin në -5 gradë celsius

Situata pritet të rëndohet gjatë orëve të mbrëmjes ku temperaturat pritet të zbresin deri në -5 gradë celsius dhe të ketë dëborë deri në 600 metra mbi nivelin e detit.

21 Janar 2023, 14:53 Nga a.l
Dëbora bllokon Dibrën, në mbrëmje temperaturat zbresin
Borë në Dibër

DIBËR- Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Kjo ka bërë që në fshatrat e thella të njësive administrative të Lurës, Kalasë së Dodës, Selishtës e Sllovës në Bashkinë Dibër të ketë probleme me lëvizjen e automjeteve. Situatë e tillë është edhe në fshatrat e Ostrenit e Trebishtit, si dhe Tërnovë e Madhe në Bulqizë. Situata pritet të rëndohet gjatë orëve të mbrëmjes ku temperaturat pritet të zbresin deri në -5 gradë celsius dhe të ketë dëborë deri në 600 metra mbi nivelin e detit.

Pa probleme të theksuara paraqitet situata në qarkun e Kukësit, ku gjatë ditës së djeshme ka pasur reshje bore me trashësi 10-15 cm, rrugët nacionale jane të hapura dhe qarkullohet normalisht. Në qarkun Korcës ka pasur reshje bore trashësia e se ciles është 10-25 cm. Të gjitha akset rrugore janë të hapura./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll