Atentati ndaj Prokurorit Ndoj/ Autorët po planifikonin rikthimin në Shqipëri, urdhër arrestet u firmosën muaj më parë
Por më pas Prokuroria e Posaçme, duke vlerësuar se kishte kaluar një kohë e gjatë dhe mund të kishte ngjarje të tjera kriminale, prokuroria ka vendosur që të bëjë publik aksionin dhe të arrestojë 5 personat që sot dolën për masë sigurie.
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me të akuzuarit si organizator të atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj. Balkanweb shkruan se sipas saj urdhrat e arrestit për këta persona janë firmosur në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2022 dhe janë mbajtur sekret, pasi prokurorët sipas informacioneve që kishin rezultonte se eksponentët e kësaj ngjarjeje që janë shpallur në kërkim ishin duke diskutuar për t’u kthyer në Shqipëri.
Përmes përgjimeve të cilat kanë nisur që në vitin 2020, SPAK mundi të zbulonte planin e personave të përfshirë dhe pjesë e dosjes janë disa episode bisedash që tregojnë të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim duke planifikuar një tjetër atentat, pas atij të 1 nëntorit 2019.
Por më pas Prokuroria e Posaçme, duke vlerësuar se kishte kaluar një kohë e gjatë dhe mund të kishte ngjarje të tjera kriminale, prokuroria ka vendosur që të bëjë publik aksionin dhe të arrestojë 5 personat që sot dolën për masë sigurie. Po ashtu thuhet se Ramazan Rraja, pas atentatit, është ndaluar në aeroportin e Zvicrës dhe pasi është marrë disa orë në pyetje, është lënë i lirë, ndërsa tashmë është shpallur sërish në kërkim.
Të arrestuarit janë:
Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku
Marsel Deçka
Endrit Sinani
Julian Pjetri
Bashkim Haxhija
Të shpallur në kërkim: Plarent Dervishaj, Ramazan Rraja, A.SH (Badi), Julian Meçe.
Por pse akuzohen? SPAK i kërkon 4 të arrestuarit se janë në krye të komplotit për vrasjen e Arjan Ndojës dhe "Rrumit" të Shijakut, ose siç njihet ndryshe Aleksandër Laho. Plarent Dervishaj ndodhet në Dubai, i cili u arrestua për vrasjen e Vajdin Lames në 2005, falë dëshmisë së Luftar Reçit por rifitoi lirinë pasi mes dy vendeve nuk ka marrëveshje ekstradimi. Hasmëria e tij ka nisur pas atentatit të 2019, ku Dervishajt iu bë pritë.
Grupi u zbulua nga dëshmia e Nuredin Dumanit por edhe dy të penduarve të tjerë të drejtësisë. Si ndodhi atentati ndaj Ndojës? Më 1 nëntor 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Për ngjarjen janë duke u gjykuar në shkallën e parë edhe Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj, të akuzuar si qitës në atentat./Dosja.al
Sondazh
EMRAT/ Operacioni 'Perimetri', shkon në 8 numri i të arrestuarve
Policia e Korces KORÇË- Operacioni 'Perimeti' në lidhje me ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit ka vaz...
Kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet 33-vjeçari në Ballsh
BALLSH- Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Ballsh. Mësohet se arrestimi i të riut ka ardhur pë...
EMRI/ Trafik kanabisi në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari sekuestrohet dhe peshtorja
Sekuestrimet TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se në pranga k...
103-vjetori i Kongresit të Lushnjes, më i rëndësishmi në historinë e kombit shqiptar pas shpalljes së Pavarësisë
Kongresi i Lushnjes TIRANË– Sot festohet 103-vjetori i Kongresit të Lushnjes, një prej më të rëndësishmëve n&...
Erë e fortë e reshje shiu, lundrimi vijon të jetë i pezulluar në Vlorë
Vlorë VLORË- Moti i keq me erë e reshje shiu në Vlorë ka bërë që lundrimi i anijeve të peshkimit të pezul...
Bilanci i fundit i motit/ Emergjencat Civile: Rrëshqet toka në Gjirokastër, fundosen 4 banesa dhe 4 stalla bagëtish, në Shkodër kalohet me mjete të larta
MOTI TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e fundit nga situata e motit në vend. Sipas njoftimit, priten reshje mesatare deri lokal...
Dhunë në familje, arrestohet i riu në Korçë, dy të tjerë të proceduar penalisht
Policia KORÇË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Korçë për dhunë në familje....
Moti i keq në Berat/ 130 hektarë tokë nën ujë, 50 ha gërryen nga Osumi
Berat BERAT- Reshjet e shiut kanë përmbytur rreth 130 hektarë tokë në Veterik të Beratit. Ndërkohë që...
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja/ Merret masa e sigurisë për 5 'miqtë' e Plarent Dervishajt, GJKKO i lë në burg
Momenti kur mberrijne ne GJKKO TIRANE- 5 të akuzuarit për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja janë lënë në burg. Vendi...
Vrasja e Ziver Veizit në protestë, flet mbesa e tij: Shpresën e kemi te SPAK-u, nuk do reshtim së kërkuari drejtësi
Varrezat TIRANË- Mbesa e Ziver Veizit, Zamira ka folur ditën e sotme në lidhje me vrasjen e tij 12 vite më parë në prote...
