Art&Argëtim

Aktorja reklamon dietën e detoksit por interneti e masakron për mashtrim: Shpik marrëzi për të fituar para!

Videoja e fundit e publikuar nga aktorja në Goop, tregon Paltrow që rekomandon një plan diete detoksi për 195 dollarë për 7 ditë.

21 Janar 2023, 09:32 Nga f.g
Aktorja reklamon dietën e detoksit por interneti e masakron për
Gëyneth Paltroë

HOLLYWOOD- Vendimi i aktores Gwyneth Paltrow për t'u larguar nga Hollywood dhe për të sugjeruar këshilla për shëndetin dhe mirëqenien nuk janë pritur mirë nga audienca e saj në rrjetet sociale. Aktorja ka krijuar së fundmi një markë për stilin e jetesës. Goop rekomandon produkte dhe këshilla për të jetuar sipas saj në mënyrë të shëndetshme. Mirëpo, kjo jo vetëm që nuk i ka bindur ndjekësit, por shumë prej tyre kanë shprehur dyshime... Videoja e fundit e publikuar nga aktorja në Goop, tregon Paltrow që rekomandon një plan diete detoksi për 195 dollarë për 7 ditë. Në video ajo përgatit një vakt dhe rezultati i komenteve ishte me siguri jo ai që ajo po priste. Komentuesit e akuzuan se aktorja po shpik marrëzi për të fituar para. 

“Vajzë, po shpik marrëzi për të fituar para. Mëlçia jote është përgjegjëse për pastrimin e toksinave nga trupi. Të gjitha këto marrëzi detox janë vetëm një mënyrë tjetër për të fituar para”, “Kjo gjë nuk ka të bëjë fare me detox-in” janë vetëm disa nga komentet poshtë videos.

Aktorja reklamon dietën e detoksit por interneti e masakron për

Aktorja reklamon dietën e detoksit por interneti e masakron për

Aktorja reklamon dietën e detoksit por interneti e masakron për

Por çfarë thonë ekspertët? Pas reagimit bumerang që pasoi në rrjetet sociale, mediat e huaja i janë drejtuar ekspertëve të fushës. Nutricionistja Mackenzie Caldwell foli për Page Six dhe tha se sallata e aktores ishte në rregull, por mënyra sesi ajo e prezantoi dhe qëllimi është gabim.

“E gjithë ideja e detoksifikimit është një mënyrë fatkeqe. Ajo kërkon që kultura dietike përpiqet t'i trembë njerëzit që të mendojnë se duhet të blejnë diçka për të hequr qafe gjërat jo të shëndetshme nga trupi, por nuk është kështu. Në një njeri është mëlçia, mushkëria, veshka dhe lëkura që bën detoksifikim në baza ditore. Praktikimi i një diete thjesht mbështet organet për të bërë atë që duhet të bëjnë normalisht"./Dosja.al

 gwyneth paltrow detoksi

Sondazh

Poll