Sport

Kovaçi luftë me Federatën e Peshëngritjes: “Paturpësia e tyre nuk paska fund… Do t’i shkruaj Ambasadës Amerikane”…

“Nuk dua te Ju bezdis por deshiroj, SI GJITHE JETEN, te luftoj padrejtesine, mashtrimin e mosmirenjohjen. Me kane shitur per leke e ndonje vend pune te tyre e te familjareve”- shprehet ish-trajneri i kampionit të Europës në peshëngritje Erkand Qerimaj.

20 Janar 2023, 12:11 Nga DOSJA

Kovaçi luftë me Federatën e Peshëngritjes:

TIRANE - Trajneri i njohur i peshëngritjes Zef Kovaçi, vazhdon luftën e tij me Federatën Shqiptare të Peshëngritjes dhe kryesisht presidentit të saj Elez Gjoza, të cilët, sipas tij, i mohojnë dhe i kanë përvetësuar shpërblimin që i takon, si trajner i shtangistit Erkand Qerimaj, që u shpall kampion i Europës.

Pasi problemi e tij trajneri Kovaçi e ka denoncuar në mediat vizive, Top Channel dhe RTSH1, ai shprehet se do ta vazhdojë luftën e tij, duke iu drejtuar ambasadave të huaja në Tiranë, madje çështjen e tij do ta çojë deri në CAS në Zvicër, me syjnim për të vendosur drejtësinë në vend. Njëherësh, trajneri Zef Kovaçi, në faqen e tij në Facebook, falenderon miqtë dhe fansat për mesazhet që ka marrë, duke u solidarizuar me të.  

“Nje falenderim per qindra telefonata e mesazhe solidariteti. Tani me nxjerin qe nuk paskam qene as ne stervitje e as ne hotele ! Si ndjehen kur takojne sportista, kamariere, trajnere dhe me qindra njerez qe kemi takuar tek Hotel Eklipsi e tek hotel Fa Fa. Pse Tranjeri Bishanaku nuk ishte as nje dite neper hotele e restorante. Pse e nxoren me polici nga gara e fundit ne Kamez, si te denuar nga Federata e peshengritjes etj.

Nuk dua te Ju bezdis por deshiroj, SI GJITHE JETEN, te luftoj padrejtesine, mashtrimin e mosmirenjohjen. Me kane shitur per leke e ndonje vend pune te tyre e te familjareve. Paturpesia e tyre nuk paska fund... KEMBENGULJA IME NUK KA FUND. Ne muajin shkurt do i shkruaj Ambasades Amerikane, Italiane e do i dergoj ne Kasin e Lozanes se i Yni nuk ekziston. Gjithmone i kam mbajtur premtimet e mia. Krimi e korupsioni i madh nuk ka asnje sukses pa luftuar ate te voglin. PRESIM DREJTESINE. Edhe njehere. FALIMINDERIT,” - ka shkruar trajneri Zef Kovaçi në faqen e tij në Facebook.

Kovaçi luftë me Federatën e Peshëngritjes:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll