Sport

Ronaldo poston foto me Messin dhe shkruan: “Gëzohem që shoh miqtë e vjetër”

Sulmuesi portugez i Al Nassr feston dy golat në një miqësore mes skuadrës saudite dhe PSG-së, në të cilën u takua sërish me argjentinasin.

20 Janar 2023, 07:05 Nga DOSJA

Ronaldo poston foto me Messin dhe shkruan: “Gëzohem që shoh

ARABIA SAUDITE - Debutimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite ishte një humbje, por me stil. Me dy gola, portugez u zgjodh lojtari i ndeshjes për miqësore me lojtarët e skuadrës së tij, Al Nassr dhe Al Hilal, kundër PSG-së, e cila përfundoi me fitoren 5-4 të francezëve. 

Ribashkimin me Messin, numri 7 e bëri edhe në mënyrë indirekte. “Shumë i lumtur që jam kthyer në fushë dhe si shënues (me të dy gola)!! Është mirë të shohësh disa miq të vjetër!”,- ka shkruar Cristiano, i cili ka treguar një foto nga momenti kur përshëndetet me Messin.

Ishte ndeshja e 37-të mes dy yjeve, e para në një ndeshje miqësore mes klubeve. 36 të tjerat ishin në ndeshje zyrtare. Hera e fundit që Cristiano Ronaldo dhe Messi u përballën me njëri-tjetrin ishte në dhjetor 2020, në fitoren 3-0 të Juventusit në Champions League ndaj Barcelonës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Para se topi të rrotullohej në Riad, Cristiano Ronaldo, i cili ishte kapiten i ekipit, përshëndeti Messin, Neymar dhe Mbappé. Të gjithë shkëmbyen përqafime dhe buzëqeshje.

Debutimi zyrtar i CR7 në Arabinë Saudite duhet të bëhet të dielën e ardhshme. Pas kryerjes së dy ndeshjeve të pezullimit, ylli portugez, i cili mbush 38 vjeç në shkurt, duhet të zgjidhet nga Al Nassr kundër Al Ettifaq këtë të dielë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll