Sport

"Nuk po e njoh ekipin tim, sot ishim me fat"

“Nëse lojtarët mendojnë, se do të kemi kthesa të tilla më shpesh, ata e kanë gabim. Kundërshtari ynë i madh, Arsenali, është shumë i uritur dhe i fortë, 19 vjet më vonë ata duan ta fitojnë sërish Premier League”.

20 Janar 2023, 07:23 Nga DOSJA
"Nuk po e njoh ekipin tim, sot ishim me fat"

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka reaguar me maturi, në përfundim të ndeshjes së prapambetur të javës së 7-të të Premierligës, të luajtur mbrëmjen e kësaj të enjte në stadiumin ‘Etihad’, fituan 4-2 ndaj Tottenhamit, teksa londinezët kryesonin 2-0 në pjesën e parë. Pas ndeshjes, mesazhi ishte i qartë, 'Qytetarët' duhet të përmirësohen nëse duan të arrijnë 'tri'.

“Ne jemi shumë larg nga skuadra që ishim në dy sezonet e mëparshme. Nëse lojtarët mendojnë, se do të kemi kthesa të tilla më shpesh, ata e kanë gabim. Kundërshtari ynë i madh, Arsenali, është shumë i uritur dhe i fortë, 19 vjet më vonë ata duan ta fitojnë sërish Premier League. Nuk e njoh skuadrën time, ata dikur kishin pasion dhe dëshirë për të garuar dhe për momentin jemi shumë, shumë larg që të garojmë në nivelin më të lartë”, tha trajneri katalanas, në fund të ndeshjes për BBC.

“Nëse lojtarët mendojnë se ne do të shkurtojmë distancën për Arsenalin duke luajtur kështu, ata e kanë gabim: në asnjë mënyrë. Ne ishim me fat që fituam këtë ndeshje”, përfundoi Pep Guardiola, dukshëm i pakënaqur me paraqitjen (sidomos në pjesën e parë) të skuadrës së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll