Sport

Kupa e Mbretit/ Real Madridi ‘remuntada’ në pjesën e dytë, Villarreal eliminohet...

Nga 0-2 në 2-3. Është rasti të thuhet se Carlo Ancelotti goditi ‘gozhdën në kokë’ dhe luajti një rol vendimtar në ndryshimet e bëra në skuadër

20 Janar 2023, 07:09 Nga DOSJA

Kupa e Mbretit/ Real Madridi ‘remuntada’ në pjesën e

SPANJE - Real Madridi arriti të eliminojë Villarrealin jashtë fushe, në një ndeshje për 1/16 e Kupës së Mbretit, pasi shkoi në pushim 0-2, pas golave të Capoue (4') dhe Chukwueze (42'), të asistuar nga sulmuesi Gerard Moreno.

Pasi shkuan në dhomat e zhveshjes, ‘los blancos’, të cilët duket se po rikuperohen nga zhgënjimi i humbjes në finalen e Superkupës me Barcelonën (1-3), u shfaqën të shpërfytyruar dhe shënuan tre gola, duke vulosur kalimin e tyre në çerekfinalet e garës.

Vinícius Júnior, i shërbyer nga Dani Ceballos (ai hyri në lojë në minutën e 56-të për të zëvendësuar Toni Kroos), filloi rikthimin në minutën e 57-të, ish-mbrojtësi qendror brazilian Éder Militão nënshkroi barazimin në minutën e 69-të dhe në fund, Dani Ceballos, i cili kishte zëvendësuar Rodrygo në minutën e 56-të, fiksoi ‘remuntadën’ me rezultatin 3-2 për Real Madridin.

Është rasti të thuhet se Carlo Ancelotti goditi ‘gozhdën në kokë’ dhe luajti një rol vendimtar në ndryshimet e bëra në skuadër me zëvendësimin e dyfishtë në 56', duke sjellë në lojë Dani Ceballos dhe Marco Asensio, pas dy humbjeve në tre ndeshje (Villarreal dhe Barcelona).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll