Sport

Ançeloti ‘i tregon vendin’ Rodrygos...

Trajnerit nuk i pëlqeu aspak zemërimi i futbollistit 22-vjeçar dhe me t’u ulur në stol, me gishtin në ajër, e ka kritikuar....

20 Janar 2023, 07:27 Nga DOSJA

Ançeloti ‘i tregon vendin’ Rodrygos...

SPANJE - Sulmuesi i ri brazilian Rodrygo u largua nga fusha në minutën e 56-të për shkak të performancës së tij të dobët (ose pothuajse zhgënjyese) në ndeshjen e Kupës së Mbretit, në shtëpinë e Villarrealit. Por atij nuk i ka pëlqyer që u zëvendësua nga trajneri Carlo Ancelotti, çka e dëshmoi me gjeste.

Italiani 63-vjeçar, me një kurrikul të pasur, si futbollist i Milanit dhe si trajner, nuk i pëlqeu aspak zemërimi i futbollistit 22-vjeçar dhe me t’u ulur në stol, me gishtin në ajër, ai e ka kritikuar dhe i ka treguar vendin brazilianit të ri.

Në intervistën flash pas ndeshje, me pak fjalë, Carlo Ancelotti komentoi atë që ndodhi. “I thashë të mos harronte të më përshëndeste sa herë që largohej nga fusha”, - deklaroi tekniku italian në një demonstrim autoriteti dhe lidershipi brenda grupit madrilen.

Ançeloti ‘i tregon vendin’ Rodrygos...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll