Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore në Korçë, dëmtohen çatitë e tre shkollave

Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +1200 m.

20 Janar 2023, 10:14 Nga a.l
Reshje shiu dhe dëbore në Korçë, dëmtohen
Korçë

KORÇË- Reshje shiu dhe dëbore kanë përfshirë qytetin juglindor të Korçës mëngjesin e sotëm. Si pasojë e reshjeve intensive që kanë nisur prej mbrëmjes së djeshme e kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm, mësohet se janë dëmtuar çatitë e 3 shkollave në Kolonjë, ku ka patur edhe prezencë të erërave të forta. Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +1200 m.

Në rrugën e Dardhës nga kilometri 6 deri në kilometrin 13, dëbora ka një trashësi 5-15 cm.  Në aksin Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë reshje dëbore të pakta, por qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme. Në bashkinë Kolonjë gjatë natës ka patur erera te forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa në mëngjes borë 2-3 cm.  Aktualisht moti është i alternuar, duke përfshirë kthjellime dhe vranësira, ndërsa reshjet kanë ndaluar. Mësohet se në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme.

Si paraqitet situata e motit deri më tani? 

Shqipëria ka hyrë në ditën e katërt që është pushtuar nga moti i keq. Reshjet e dendura të dëborës në zonat malore të Dibrës gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bllokuar rrugën e Arbrit. Më konkretisht bypass-i Qafë Murrizë është i pakalueshëm dhe Policia e Shtetit u ka bërë thirrje që drejtuesin e mjeteve të ndjekin aksin e vjetër rrugor, Klos-Burrel-Ulëz. Shkodra dhe Lezha vijojnë të jetë të përmbytura. Gjatë natës, sipërfaqja e tokës së mbuluar nga uji i ka kaluar 1000 ha. Durrësi, Elbasani, Vlora e Fieri kanë probleme në rrugët kryesore të qytetit pasi janë mbushur me ujë. Tirana po ashtu. Fshatrat janë pa energji elektrike.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll