Aktualitet

VIDEO/ Qindra hektarë tokë nën ujë, si paraqitet situata e motit në Kurbin

Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga Kurbini, ku siç shihet ka prezencë të shtuar të ujit duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin në këtë zonë.

20 Janar 2023, 10:06 Nga a.l

VIDEO/ Qindra hektarë tokë nën ujë, si paraqitet situata e

KURBIN- Reshjet intensive të shiut gjatë natës të cilat kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm kanë përmbytur qindra hektarë tokë në zonat rurale. Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga Kurbini, ku siç shihet ka prezencë të shtuar të ujit duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin në këtë zonë. Si pasojë e reshjeve ët dendura të shiut siç shihet edhe dëmet në të mbjellat janë të shumta. 

 

Si paraqitet situata e motit deri më tani? 

Shqipëria ka hyrë në ditën e katërt që është pushtuar nga moti i keq. Reshjet e dendura të dëborës në zonat malore të Dibrës gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bllokuar rrugën e Arbrit. Më konkretisht bypass-i Qafë Murrizë është i pakalueshëm dhe Policia e Shtetit u ka bërë thirrje që drejtuesin e mjeteve të ndjekin aksin e vjetër rrugor, Klos-Burrel-Ulëz. Shkodra dhe Lezha vijojnë të jetë të përmbytura. Gjatë natës, sipërfaqja e tokës së mbuluar nga uji i ka kaluar 1000 ha. Durrësi, Elbasani, Vlora e Fieri kanë probleme në rrugët kryesore të qytetit pasi janë mbushur me ujë. Tirana po ashtu. Fshatrat janë pa energji elektrike.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2023, 23:31 k.m.

ME VIDEO- Tuneli i Skarficës pa ndriçim

Pamje nga tuneli SARANDË- Tuneli i Skarficës është në terr. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, tuneli i Skarfic&e...