Aktualitet

Po shkonin të takonin të dënuarin në burg, rruga u pritet nga një aksident, 6 të plagosur në aksin Burrel-Klos, mes tyre edhe një fëmijë

Burime për Dosja bëjnë me dije se 2 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën.

20 Janar 2023, 10:06 Nga f.g
Po shkonin të takonin të dënuarin në burg, rruga u pritet
Foto ilustruese

BURREL- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Burrel-Klos, ku në vendin e quajtur "Shkëmbi i kuq", si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë plagosur 6 persona. Burime për Dosja bëjnë me dije se një familje ishte brenda një taksie dhe ishte nisur për të takuar në burgun e Burrelit një të dënar. Rrugës ka ndodhur aksidenti ku taksia e drejtuar nga Lutfi Kaja u përplas me makinën Peugeot. Një prej të plagosurve është edhe një fëmijë i mitur që po udhëtonte me familjen. 6 persona janë plagosur, por për fat të mirë ndodhen në gjendje të mirë për jetën. Ata janë transportuar në spital ku po marrin mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Mat/informacion paraprak

Në aksin rrugor Burrel-Klos, shtetasi D.T., duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me mjetin tip "Peugeot" me drejtues shtetasin L.K. dhe si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje./Dosja.al

aksident ne burrel klos

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2023, 23:31 k.m.

ME VIDEO- Tuneli i Skarficës pa ndriçim

Pamje nga tuneli SARANDË- Tuneli i Skarficës është në terr. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, tuneli i Skarfic&e...