Politike

Bushati propozim publik Ramës: Këto janë 3 reformat që duhet të ndërmarrësh urgjentisht

Ervin Bushati tha se duhet të ndërmerren sa më shpejt nga qeveria Rama: reforma e financave publike, tregu kapital dhe vetingu në administratën e lartë.

19 Janar 2023, 22:24 Nga k.m.
Bushati propozim publik Ramës: Këto janë 3 reformat që duhet
Ervin Bushati

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati shpreh se janë 3 reforma të tjera të rëndësishme që duhet të ndërmarrë kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, gjatë emisionin "Now në Euronews Albania", Ervin Bushati tha se duhet të ndërmerren sa më shpejt nga qeveria Rama: reforma e financave publike, tregu kapital dhe vetingu në administratën e lartë.

“Duhet të ndërmerren 3 reforma të tjera të mëdha: një ajo e financave publike. Qytetarët kanë problemin e çmimeve, të inflacionit, nuk është e drejtë që TVSH e 1 kg mielli të jetë e njëjtë me atë të një makine, duhen ulur dhe duhen ngritur në disa vende që të kemi drejtësi sociale. E dyta s’kemi një treg kapital funksional, dhe e treta me shtetin dhe administratën. A duhet këta të administratës së lartë të kalojnë një lloj Vetingu siç po ndodh me drejtësinë? Nuk mund të presim drejtësinë hyjnore nga drejtësia,”- tha Bushati.

ervin bushati

Sondazh

Poll