Politike

Përmbytjet/ Situata në Lezhë, Meta: Dëshmi e braktisjes së qytetarëve nga qeveria

Sipas Metës, qytetarët meritojnë menjëherë ndihmë në mbrojtje të jetës dhe pronave të tyre.

19 Janar 2023, 16:47 Nga A.B
Përmbytjet/ Situata në Lezhë, Meta: Dëshmi e braktisjes
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën e përmbytjes në qytetin e Lezhës. Meta ka publikuar në rrjete sociale një video nga përmbytjet, ku shkruan se kjo është dëshmi se qytetarët janë braktisur nga bashkia dhe qeveria. Sipas Metës, qytetarët meritojnë menjëherë ndihmë në mbrojtje të jetës dhe pronave të tyre.

POSTIMI I METËS:

Situata kritike në Lezhë me përmbytjet, e paralajmëruar prej kohësh, është dëshmi e korrupsionit dhe e braktisjes së qytetarëve nga Bashkia dhe Qeveria! Të lënë në harresë dhe në vetmi përballë kësaj drame, qytetarët e Lezhës meritojnë menjëherë ndihmë në mbrojtje të jetës dhe pronave të tyre! 14 Maji është dita për t’u ndarë nga “Rilindja” që vjedh në verë fondet e kanalizimeve dhe të përmbyt në dimër pa mëshirë!

ilir meta permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll