Aktualitet

Reshjet në Lezhë, SITUATA aktuale: Ndërpritet energjia në fshatra, evakuohen 3 familje në Klos

Lumi Mat, është në kuota jo kritike akoma, pavarësisht shkarkimeve nga HC Shkopetit dhe Fanit.

19 Janar 2023, 15:46 Nga A.B
Reshjet në Lezhë, SITUATA aktuale: Ndërpritet energjia në
Permbytje

LEZHË- Reshjet e shumta të shiut kanë kanë bërë që disa zona të Lezhës të përmbyten. Deri më tani raportohet se janë evakuuar 3 familje në Klos, ndërsa është ndërprerë edhe energjia elektrike në disa fshatra të këtij qyteti.

Lumi Mat, është në kuota jo kritike akoma, pavarësisht shkarkimeve nga HC Shkopetit dhe Fanit.

SITUATA NË QARKUN LEZHË:

Ne zonën e quajtur Kodra e Mullirit dhe në Lalm i ri njësia administrative Kols është ndërhyrë për evakuimimin e 3 familjeve. Ato janë akomoduar në hotelet e zonës. vazhdon evakuimi i familjeve që kanë kërkuar ndihmë.

-Kemi ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra.

– është bllokuar qarkullimi në urën e fshati Mërçi që lidh fshatin me superstradën Lezhë- Balldre, pasi ka dalë uji në sipërfaqe të urës.

– Nga puna në terren e strukturave të bashkisë në bashkëpunim me patrullat e policisë rrugore duke drejtu trafikun në aksin rrugor Manati -Pllanë pasi kemi prezencë uji në trupin e rrugës.

Sasi e rreshjeve të rëna prej orës 6 deri në orën 11, ka qënë 100 mm, sasi e cila ka shkaktuar probleme kryesisht ne Nj/Milot, dhe Laç

Kemi prezencë uji në gjithë territorin përfshirë dhe urban si pasojë e mospërballimit të kanalizimeve të sasisë së rreshjeve shoqëruar me breshër intesiv.

KUL, është në kuotën maximale, por që nuk ka shkaktuar probleme madhore deri me tani.

Ka prezencë uji kryesisht, në disa banesa, por pa pasur nevoja për evakuime.

Hidrovorët, të cilët kanë pasur mungesë energjie nga ora 6 deri rreth orës 9, aktualisht janë në punë me kapacitet të plotë. Lumi Mat, është në kuota jo kritike akoma, pavarësisht shkarkimeve nga HC Shkopetit dhe Fanit.  Me mjetet e bashkisë po punohet për pastrimet e inerteve dhe baltrave aty ku ka prezence.

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023 lezhe

Sondazh

Poll