Aktualitet

Aksi Delvinë-Kardhiq zbardhet nga breshëri/ Vështirësohet qarkullimi i automjeteve, fiken dritat në tunel

Problematike paraqitet situata në aksin Kardhiq-Delvinë, ku prezenca e dendur e breshërit kanë  shkaktuar vështirësi të qarkullimit të automjeteve.

19 Janar 2023, 15:41 Nga a.l
Aksi Delvinë-Kardhiq zbardhet nga breshëri/ Vështirësohet
Kardhiq-Delvinë

SARANDË- Përveç reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar pothuajse gjithë terrioret e vendit, kushtet atmosferike janë përkeqësuar pas prezencës së rebesheve të breshërit. Problematike paraqitet situata në aksin Kardhiq-Delvinë, ku prezenca e dendur e breshërit kanë  shkaktuar vështirësi të qarkullimit të automjeteve. Siç shihet edhe nga pamjet, tuneli aktualisht është pa drita.

Aksi Delvinë-Kardhiq zbardhet nga breshëri/ Vështirësohet
Tuneli

Si paraqitet situata deri tani? 

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll