Aktualitet

Reshje e erëra të forta/ Pezullohet lundrimi për tragetet e linjës Sarandë - Korfuz

Për pasojë autoritetet portuale kanë pezulluar lundrimin e të gjitha mjeteve ujore, përfshi edhe tragetet e linjës Sarandë - Korfuz. 

19 Janar 2023, 15:49 Nga a.l
Reshje e erëra të forta/ Pezullohet lundrimi për tragetet e
Sarandë

SARANDË- Moti i keq në vend i shoqëruar nga erëra të forta ka sjellë përshallëzim të valëve të detit. Për pasojë autoritetet portuale kanë pezulluar lundrimin e të gjitha mjeteve ujore, përfshi edhe tragetet e linjës Sarandë - Korfuz. Në bregdetin e Sarandës, si pasojë e dallgëve të forta, një varkë e cila ankoruar në zonën e plazhit, është mbuluar nga rëra dhe mbetje të tjera të nxjerra në plazh nga dallgët e forta.

Si paraqitet situata deri tani? 

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll