Aktualitet

Moti i keq në Shkodër/ Drejtori Rajonal i OSHEE-së: Janë shkatërruar linjat elektrike, problem në zonat malore

Problematike paraqitet situata në perfiferi të vendit ndërsa në qytet njofton ai, furnizimi me energji elektrike është 100 %.

19 Janar 2023, 15:23 Nga a.l
Moti i keq në Shkodër/ Drejtori Rajonal i OSHEE-së: Janë
Drejtori Rajonal i OSHEE

SHKODËR- Drejtori Rajonal OSHEE-së, Armand Zhuka tha se moti i keq ka shkaktuar dëme në linjat që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike nëpër zona. Problematike paraqitet situata në perfiferi të vendit ndërsa në qytet njofton ai, furnizimi me energji elektrike është 100 %. Zhuka shton se, zonat më të prekura janë zonat periferike dhe malore. Sakaq, ai bën me dije se po punohet për të kthyer energjinë elektrike në shtëpitë e banorëve. 

24 orarëshi ka qenë shumë herë më i keq. Kemi pasur shumë problematika, shkëputje energjie për disa arsye, kryesorja nga moti i keq që ka shkatërruar linjat tona në disa segmente rurale. Janë marrë masat. Qyteti i Shkodrës është 100 për qind me energji. Rrethinat janë pjesërisht me energji dhe në disa kabina janë duke punuar akoma. Problematikat më të mëdha janë në zonat periferike, në zonat malore. Grupet e punës ndodhen aty për rikthimin e energjisë.”, u shpreh Zhuka. 

Si paraqitet situata deri tani? 

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të vendit ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll