Aktualitet

‘Mjaft është mjaft’! Përmbytjet në Shkodër, Spahia: Jemi lënë në harresë, duhet zgjidhje për këtë makth

Spahia tha se është e domosdoshme të planifikohen masa serioze afatgjata për zgjidhjen e një problematike të tillë.

19 Janar 2023, 15:01 Nga A.B
‘Mjaft është mjaft’! Përmbytjet në Shkodër,
Bardh Spahia

SHKODER –Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka komentuar situatën me përmbytjet në zonë. Ai thotë se duhet të marrë zgjidhje një herë e mirë. Në një prononcim për mediat, Spahia tha se është e domosdoshme të planifikohen masa serioze afatgjata për zgjidhjen e një problematike të tillë.

Duhet vënë dorë një herë e mirë i duhet dhënë zgjidhje kësaj situate për këto banorë. Është e domosdoshme të planifikohen masa serioze afatgjata për zgjidhjen e një problematike të tillë që është kthyer në një makth të vërtetë për banorët e zonën së nën Shkodrës por jo vetëm. Mendoj se tanimë ‘mjaft është mjaft’, nuk duhen lënë vetëm këto banorë. Nuk mjafton vetëm angazhimi i strukturave të shtetit në momentin kur ndodh përmbytja, duhen hartuar plane të mirëfillta për zgjidhjen përfundimtare të problematikave të zonës. Është një barrë ekonomike për xhepat e këtyre banorëve dhe shumë të tjerëve. Janë të lënë në harresë në vetmi në përballjen me këto situata. Askush nuk merr përsipër kompensimin e dëmeve”- u shpreh Spahia.

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./ Dosja.al

bardh spahia

Sondazh

Poll