Aktualitet

Vjedhje, plagosje dhe ndërtim pa leje! Tre persona vihen në hetim në Korçë

Policia ka ndaluar edhe një 19-vjeçar pasi tentoi t'i vjedhë një 20-vjeçari, një shumë parash dhe një celular. 

19 Janar 2023, 14:41 Nga A.B
Vjedhje, plagosje dhe ndërtim pa leje! Tre persona vihen në hetim
Policia

KORÇË- Tre persona janë proceduar nga Policia pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. I proceduar është një 22-vjeçar pasi ka plagosur një shtetas të mitur. Policia ka ndaluar edhe një 19-vjeçar pasi tentoi t'i vjedhë një 20-vjeçari, një shumë parash dhe një celular. 

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për personin me inicialet A. T., 53 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 22 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti, ka goditur me grushte një shtetas të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 19 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ka tentuar t'i vjedhë një 20-vjeçari, një shumë parash dhe një celular.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 53 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Materialet i kaluan prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

korce

Sondazh

Poll