Politike

'Janë ndërprerë operacionet'/ Drejtori i Spitalit të Elbasanit përgënjeshtron Boçin: Puna vijon normalisht

Drejtori i spitalit thotë se nuk mungojnë materialet dhe medikamentet e se puna vijon normalisht si çdo ditë të vitit.

19 Janar 2023, 15:20 Nga A.B
'Janë ndërprerë operacionet'/ Drejtori i Spitalit
Spitali

ELBASAN- Drejtori i spitalit të Elbasanit, Agron Gaxho ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi lidhur me anulimin e operacioneve dhe blerjen e pajisjeve nga buxheti personal i pacientëve.

Në një reagim të bërë, ai përgënjeshtroi denoncimin e Boçit, duke u shprehur se ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur dhe se në asnjë moment, nuk është ndërprerë puna. Mes të tjerash ai theksoi se spitalit nuk i mungojnë materialet dhe medikamentet dhe se puna vijon normalisht si çdo ditë të vitit.

Ditën e djeshme, deputeti Luçiano Boçi me anë të një postimi në 'Facebook', shkroi se ishin pezulluar të gjitha operacionet e planifikuara për shkak të mungesës së materialeve mjekësore.

“Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara. Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës. Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast. Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë. Njerëzit janë të pashpresë! Rama vazhdon shoën e radhës”, shprehej Boçi në denoncimin e bërë.

agron gaxho luciano boci

Sondazh

Poll