Politike

Këlliçi publikon pamje: Rrugët e paguara me flori nga qytetarët po përmbyten. Tirana vidhet

Këlliçi shton se aktualisht Tirana nuk administrohet, por vidhet.

19 Janar 2023, 12:45 Nga F.M
Këlliçi publikon pamje: Rrugët e paguara me flori nga
Tirana e përmbytur

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar pamje nga rrugët e përmbytura të Tiranës. Në një postim në Facebook, ai shkruan se rrugët, që janë paguar ‘me flori’ nga shqiptarët, referuar kostos të ndërtimit të tyre, sot përmbyten nga shiu. Këlliçi shton se aktualisht Tirana nuk administrohet, por vidhet.

Postimi:

dRrugët janë paguar me flori nga shqiptarët. Edhe ato pak që i kemi të sakta na gërryhen nga vërshimet e ujërave. Ndodhem në Rr. "Kongresi i Manastirit". Ky është rezultati i shqepjeve të UKT-së që bashkia i quan punime dhe i fotografon si suksese historike. Tirana nuk administrohet. Tirana vidhet. Ne duhet ta ndryshojmë Tiranën! T'i japim të gjithë një mundësi vetes të jetojmë në një qytet normal, ku punën e kryebashkiakut ta shikoni në rrugët dhe lagjet tuaja e jo në fotografi të retushuara.

Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë që është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erëra të forta. Lezha dhe Shkodra janë dy vendet me më shumë probleme. Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka shkuar në 1000 ha, ndërsa në Lezhë janë përmbytur lagjet e qytetit. Rrugët janë thuajse të pakalueshme, ndërkohë që uji është futur dhe në hyrjet e pallateve dhe hyrjet e shkollave duke mos lënë nxënësit të futën. Një pjesë e mirë e fshatrave kanë mbetur pa energji elektrike. Mësimi është pezulluar në 56 shkolla të venditm ndërsa lundrimet janë anuluar./Dosja.al

belind kellici permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll